Erdogan në telefon me Stoltenberg: Turqia ruan gjakftohtësinë pavarësisht provokimeve të Greqisë

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, në këtë bisedë telefonike u vlerësuan zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet Turqi-NATO.

Duke folur me shefin e Aleancës, kreu i shtetit turk theksoi se Ankaraja është për uljen e tensionit dhe për dialog në çështjen e Mesdheut Lindor, gjë të cilën e ka treguar hapur dhe qartë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra.

Pasi vuri në pah se Turqia nuk bën lëshime nga qëndrimi i saj i matur dhe gjakftohtë pavarësisht përshkallëzimit të tensionit dhe provokimeve nga Greqia, Erdogani sqaroi se ecuria e bisedimeve eksploruese të shpallura aktualisht do të varet nga hapat e sinqerta që Athina do të bëjë për të zbutur klimën.

Lideri turk gjithashtu përshëndeti përpjekjet konstruktive të sekretarit Stoltenberg në lidhje me Mesdheun Lindor dhe potencoi se Ankaraja mbështet që në çastin fillestar procesin e veçimit në NATO të çështjes së Mesdheut Lindor dhe aspiron sinqerisht arritjen e një kompromisi.

“Mendimi ynë si Turqi është që jemi shumë pranë marrëveshjes në përpjekjet e veçimit në NATO”, nënvizoi Presidenti Erdogan mes të tjerash dhe vuri theksin mbi rëndësinë e solidarësisë së Aleancës dhe solidarizimit me Turqinë në këtë aspekt për zgjidhjen e problemeve rajonale./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne