Çfarë po ndodh në Vlorë? Shpërthim në një pallat, hidhet në erë edhe një makinë

Një shpërthim i fortë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Shpërthim ka ndodhur në katin e katërt të një pallati.
Paraprakisht dyshohet se lënda shpërthyese është e llojit tritol. Ndërkohë, një automjet ka shpërthyer në Orikum.
Mjeti ka qenë i parkuar në momentin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Nga të dhënat e para mësohet se makina është në pronësi të shtetasit me iniciale V.B.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne