Çfarë po ndodh?12 persona bien në “rrjetën” e policisë për ndëtime pa leje

Tirana ka plot ndërtime pa leje por pse policia gjeti këta 12 persona nuk dihet se mbi cfarë kriteri u kujtua të kontrollonte për ndërtime të tilla.

Në vijim të operacionit kundër ndërtimeve pa leje, gjatë 24 orëve të fundit Policia e Tiranës ka evidentuar 12 ndërtime të paligjshme.

Si pasojë janë arrestuar 3 shtetas dhe po procedohen në gjendje të lirë 9 shtetas të tjerë.

Arrestohen për ndërtim të paligjshëm shtetasit :

– Gavrosh Hysenshaj, 32 vjeç, banues në Kodër Kamëz, pasi në banesë ka kryer punime pa lejen përkatëse.

– Arian Hoxha, 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në truallin e tij ka ndërtuar një bazament betoni pa lejen përkatëse.

– Fatmir Dini, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi në truallin e tij po kryente punime pa lejen përkatëse.

Janë proceduar në gjëndje të lirë, për ndërtim të paligjshëm shtetasit :

– I.B., 39 vjeç, E.M., 33 vjeç, J.Z., 43 vjeç, A.Xh., 50 vjeç, G.R., 48 vjeç, B.J., 54 vjeç, H.A., 33 vjeç, G.K., 42 vjeç dhe M.F., 60 vjeç.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne