Islamofobi Rajoni

Fanatiku katolik Emanuel Demaj organizon Konferencën për Dialog Ndërfetar ne Kosove

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, fanatiku katolik Emanuel Demaj, ka vendosur te hiqet si njeri i paqes, dashurise dhe tolerances ne Kosove. Se fundmi ai ka pritur ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, si dhe ambasadoren e ngarkuar për procesin e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës, Pekka Metso, njofton MPJ te Republikes se Kosoves.
Sipas komunikatës së MPJ-së, në margjina të këtij takimi është diskutuar në lidhje me zhvillimet e gjithëmbarshme politike dhe është rikonfirmuar fryma e thellë e bashkëpunimit, mbështetjes dhe miqësisë në mes dy vendeve dhe dy popujve.
Temë kryesore e këtij takimi ishte vazhdimi i organizimit të Konferencës për Dialog Ndërfetar në Kosovë.
Demaj është zotuar se do të vazhdojë ta mbështesë organizimin e kësaj Konference, e cila për temë kryesore këtë vit pritet ta ketë rininë.
Konferenca ndërfetare në Kosovë vlerësohet si njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në Kosovë dhe si një vendtakim i udhëheqësve fetarë, diplomatëve, juristëve, udhëheqësve të OJQ-ve, akademikëve, shoqërisë civile si dhe përfaqësuesve të medieve ndërkombëtare. Megjithate nder vite kjo konference eshte mbushur me kontroversi, pasi personat qe Kosova vendos ne organizimin e saj, ne shumicen e rasteve jane islamofobe dhe ekstremiste anti-muslimane. Keshtu eshte rasti me i fundem i Emanuel Demes, i cili kur sherbente si zedhenes i partise demokristiane te Kosoves ka leshuar deklarata ekstremiste kunder muslimaneve kosovare dhe analisteve te Shqiperise.

OPINIONE