Ngel në shkollë tërbohet nxënësi, shkatërron zyrën e drejtoreshës

Kur pritet të nisë sezoni i ri shkollor, një nxënës është njohur vetëm tani se nuk e ka kaluar vitin shkollor.

Një ditë më parë, ai është paraqitur në gjimnazin ku mësonte në Tiranë dhe aty, drejtoresha i ka thënë se rezulton ngalës.

17-vjeçari me iniciale F.D. nuk e ka pritur aspak mirë këtë lajm dhe sipas hetimeve të para të Policisë, ka  dëmtuar një tavolinë, një vazo lulesh e një kornizë.

Ndaj adoleshentit ka nisur një hetim. I riu akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne