Çfarë shkruan në dokumentacionin e vaksinës Pfizer-BioNTech

 

Nga dokumentacioni zyrtar i vaksinës Pfizer, përveç tjerash do të veçoja dy nenet si më të rëndësishme të cilët duhet lexuar me vëmendje të posaçme.

Neni 5.
Jam i njoftuar se vaksina akoma nuk është regjistruar, dhe se ka marr vetëm autorizim urgjent për përdorim, pasi që është në fazën e tretë të hulumtimit klinik dhe se efikasiteti dhe siguria e vaksinës tek do të vërtetohet.

Neni 7.
Kuptoj që pjesëmarrja në programin kombëtar të vaksinimit kundër COVID-19, nuk do të më mbrojë nga virusi COVID-19.

Nga dokumentacioni i vaksinës Pfizer-BioNTech shihet qartë se vaksinimi që do të kryhet në botë kundër COVID-19, do të shërbejë si fazë e katërt, atë të eksperimentimit in vivo ( për së gjallë) me trupin e njeriut.

Në informatorin për vaksinimin e njerëzve në botë kundër COVID-19 me vaksinën e Pfizer-BioNTech, përveç tjerash shkruan se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Drejtoria amerikane për ushqim dhe ilaqe(FDA), nuk ka dhënë leje për vënie në qarkullim të asnjë vaksine për parandalimin e sëmundjes COVID-19, por ka dhënë leje vetëm për përdorim emergjent të ilaçit (Emergency Use Authorization – EUA) , dhe se vaksina akoma nuk është e regjistruar, pasi që janë duke u zhvilluar testimet klinike, dhe se nuk është vërtetuar dhe për momentin është e panjohur edhe koha dhe mbrojtja kundër COVID-19.

Efektet anësore të njohura nga vaksina Pfier-BIONTech janë: dhembja, lodhja, kokëdhembja, dhembja e muskujve, dhembja e nyjeve, temperatura e lartë, entja, vjelja, frymëmarrja e vështirësuar, enjta e fytyrës dhe fytit, ritmi i shpejtuar i zemrës, skuqja e trupit, marramendja, etj. Këto nuk janë të gjitha efektet anësore të vaksinës Pfizer-BioNTech, pasi që pritet të paraqiten efektet serioze të papara gjer tani, pasi që vaksina është në procedurën e testimit dhe studimit klinik.

Zgjedhja mbetet tek ju, lexues të nderuar, se a ia vlen të vaksinoheni me vaksinën Pfizer-BioNTech, pas këtij njoftimi paraprak të shkurtër nga dokumentacionin më i gjerë i kompanisë Pfizer-BioNTech rreth vaksinës.

Av. Faik MIFTARI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne