Saktësime rreth disa vlerësimeve të profesorit Savash Veliu

Shkruan: Salim Kadri Kerimi, historian – diplomat në pension

Në se nuk gaboj, në artikullin e fundit të vitit 2020 të profesorit të nderuarë z. Savash Veliu, me titull: “Ballkani dhe antiamrikanizmi“, i publikuarë më datën 30 Dhjetor 2020, disa vlerësime të tij, sipas meje, janë gjysmë të vërteta ose jo të vërteta. Para se ti komentoj disa vlerësime të tij, më lejoni ti rikujtoj të gjitha ata historijanë dhe politikanë bullgar, përfshirë edhe zëvendës kryeministrin, Krasimir Karakaçanov (Красимир Каракачанов), se të dhënat të mirfillta historike flasin se bullgarët dhe maqedonasit janë dy popuj të ndryshëm, paraardhësit e të cilëve, në trojet e Gadishullit Ballkanik të sotëm, kanë ardhur nga pjesë të ndryshme të botës. Të dhënat historike, po ashtu, flasin se bëhet fjalë për dy popuj Sllavë, por me përkatsi të ndryshme “nacionale“ të pjesëtarëve të tyre fillestarë – Protobullgarët kanë qenë pjesë përbërse e fiseve turko-tatare, kurse ato maqedonase sllavë të jugut. Sipas të dhënave të njëjta historike, sllavizimi i bullgarëve ka ndodhur në shekullin e IX, pas pranimit të fesë krishtere. Për arsye të shumta objektive, në të kaluarën historike, pjesëtarët e kombit të sotëm maqedonas, me dëshirë ose me padëshirën e tyre, kanë qenë të prezantuarë si pjesë përbërëse jo vetëm i kombit bullgar, por edhe i kombeve serbe dhe greke. Në shekullin e XIX, siç çdo komb tjetër, ashtu edhe pjesëtarë e kombit maqedonas kanë zhvilluarë luftë për emancipimin dhe diferencimin e tyre nacional. Përsëri, për arsye objektive, kombi maqedonas aspiratat e tyre nacionale kanë mundur ti realizojnë/ ti ”zyrtarizojnë” gjer në mesin e shekullit të XX – në 02 Gusht 1944, pra diku nga fundi i Luftës së dytë botrore.
Se bullgarët dhe maqedonasit janë kombe të ndryshme, në të kaluarën, e kanë vërtetuarë shumë personalitete të huaja, përfshirë edhe ata bullgarë. Në mbështetje të këtij konstatimi tim dhe në përgjigje të deklaratave falso të historijanëve dhe politikanëve bullgarë, në vazhdim do tjua transmetoj një fragment të shkurtër nga dy dokumente, që ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Janko Peev (Яанко Пѣевъ), më datën 22 prill dhe 29 korik 1938, ja kishte dërguarë kryeministrit dhe ministër për punë të jashtme dhe çështje fetare, G.Qoseivanov (Г.Къосеивановъ), ku në mënyrë deçizive vërtetohet se në ato vite (1937 dhe 1938), vetëm tre nga rreth 60-70 persona, me prejardhje sllave që në atë kohë jetuakan/ qëndruakan në Tiranë, qenkan bullgarë/ nënshtetas bullgarë, kurse të tjerët qenkan maqedonas. Ja se çthonë faktet autentike arkivore, bile bullgare, për të cilat insiston edhe z.K.Karakaçanov: Në dokumentin e parë tepër sekret (“Твърде повѣрителни“), ambasadori J.Peev, duke e informuarë kryeminsitrin G.Qoseivanov për refuzimin e kërkesës të shoqatës bullgare “Otec Pajsij” (“Отец Паисиј“), për shënimin e 24 Majit – Ditës të Kirilit dhe Metodiut, mes tjerash, i ka shkruarë edhe këto disa të dhëna:
„Zotëri ministër, nga raporti që jua dërgova në prill të vitit të kaluarë (1937- verejtje e s.k.k.), jeni në dijeni me arsyet për të cilat Ambasada … është ballafaquarë me dëshirën e disa emigrantëve maqedonas të cilët jetojnë në Tiranë, të cilët shënimin e festës të 24 Majit, dëshirojnë ta shëndrojnë në manifestim promaqedonas – që përbën shkak për refuzimin tim të mar pjesë në manifestimin në fjalë. Naga raporti Nr.189 i datës 25 maj të vitit të kaluarë (1937-vërejtja e s.k.k.), kishit rastin të mësoni se qasja dhe frika e Ambasadës … u treguanë tërësisht të arsyeshme, meqenëse pjesëmarsit bugaro maqedonas të manifestimit në fjalë, parakaluanë bile para Ambasadës, duke e kënduarë marshin maqedonas… Këtë vit sistuata nuk është e ndryshuarë. Këtu (në Tiranë-vëreje e s.k.k.) ndodhen 60-70 maqedonas bullgarë nga të cilit vetëm 2-3 nga ata janë bullgarë – qytetarë bullgarë“. Tekstet integrale të dokumentave në fjalë ruahen në Arkivin shtetëror të Maqedonisë Veriore (ДАРМ, 1.1178.1.125/261-263, Ф.325, о.п.1, а.е. 201; dhe, ДАРМ, 1.1178.1.124/ 269-260, Ф.325, о.п.1, а.е.201).
Pra, nga më sipër, mes tjerash, shihet se ambasadori J.Peev pranon egzistencën e elementit maqedonas i cili, qysh para vitit 1944, është përpjekur dhe ka luftuar për kauzën e veçantë maqedonase. Nga dy dokumentat e cituara, poashtu, ambasadori J.Peev, konfirmon dhe pranon se 2 Gushti (fillimi i Kryengritjes së Ilindenit në 1903) dhe 24 Maji (Dita e iluministëve sllavë Kirili dhe Metodiut), në ato vite në Bullgari nuk qenkan festuarë si festa shtetrore dhe as si festa popullore.
Siç e theksova edhe më sipër, për mëvetsinë kombëtare të popullit maqedonas, në veprat e tyre flasin shumë autorë të huajë, përfshirë edhe politikani, shkrimtari dhe publicisti françez Viktor Berar (Victor Berard), dhe politikani, diplomati dhe publicisti shqiptar Eqrem bej Vlora. Prononcimet dhe vlerësimet e këtyre dy personaliteteve, rreth mëvetsisë kombëtare të maqedonasve, janë të shkruara në këto dy librat e tyre: Victor Bérard, “La Macedoine“, Deuxieme Edition, Armand Colin et C, Editeurs, Paris, 1900, f.249-251; dhe, Eqrem bej Vlora, “Kujtime 1885-1925“, SHLK, Tiranë, 2003, f. 217, dhe 218)..
Pra, nga më sipër mund të konkludohet se tezat bullgare për gjoja prejardhje të përbashkët të maqedonasve dhe gjuhës së tyre me ato bullgare, shkencërisht janë jo të vërteta kurse insistimi i tyre për pranimin, nga pala maqedonase, e të “vërtetës historike”, duke e kushtëzuarë së fundi edhe fillimin e negociatave asociuese të Maqedonisë Veriore me UE, janë më se apsurde. Por, sipas meje, edhe më apsurde është qasja e antarëve të UE që lejuan/ lejojnë një sjellje të këtillë të cilit do shtet – antar i UE, në fillim të decenjes të tretë të shekullit të XXI. Me fjalë të tjera, në vend se të jenë të përpiktë në aplikimin e vlerave të tyre europjane, për respektimin e të drejtës sovrane të çdo individi/ komuniteti, rreth përkatsisë nacionale dhe konkretisht, në vend se ti marin në pyetje udhëheqsit bullgarë, p.sh., pse për festë kombëtare e kanë zgjedhur 03 Marsin (1878), dhe pse ata nuk i respektojnë/ realizojnë vendimet të shumta bile të institucioneve europjane, rreth njohjes të egzistencës dhe të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit maqedonas në Bullgari, ata politikanëve aktualë bullgarë ju lejojnë të meren me gjëra apsurde/ të kotta, karakteristike për shekullin e XIX. Të mos flasim për bëmat e udhëheqësve bullgarë, duke filluarë nga viti 1878 e gjer në 1989, ndaj bashkëqytetarëve të tyre të përkatsisë nacionale turke.
Deklaratat e z.K.Karakaçanov, përfshirë edhe ajo kinse, “Këtu (në Maqedoni- vërejtje e s.k.k) prej kohës së Jugosllavisë popullata trajnohet të urrejë, arsimohet të urrejë bullgarët, … ndërsa të dojë vetëm Beogradin dhe serbët. Gjithçka tjetër duhet të urrehet. Për ata ne jemi tatar, fashist dhe okupator”, nuk janë të vërteta. Në Jugosllavinë/ Maqedoninë socijaliste askush, përfshirë p.sh. edhe unë, as jam trajnuar ose i arsimuarë ti urej bullgarët, ose kë do tjetër, dhe ti dua vetëm Beogradin dhe serbët. Përkundrazi, shokun dhe mikun më të mirë/ më të ngushtë, duke filluarë që nga fillimi i viteve të 70 të shekullit të XX, e gjer më sot, e kam bullgar, nga Sofja. Kuptohet, se si miq të respektuarë të mij kam edhe: shqiptarë, serbë, kroatë, e tj., e tj. Pjesërisht e verëtetë është pjesa e dytë e deklaratës të mësipërme, por jo siç na sqaron z. K.Karakaçanov. Jo vetëm në Maqedoni, por ku do në botë, çdo kush e ka më se të qartë se, në periudhën mes viteve 1941-1944, teritori i Maqedonisë Veriore të sotme ka qenë nën administratën e okupaorëve ushtarako-civil të Bullgarisë, e cila ka qenë pjesë përbërëse a aleancës nazi-fashiste (Gjermano-Italjane). Ky është fakt ndërkombëtarisht i verifikuarë. Jo z.Karakaçanov por askush nuk mundet ta ndryshojë këtë fakt të patjetërsueshëm. Është e vërtetë historike se një pjesë e maqedonasve, në prill të vitit 1941 pjesëtarët e armatës bullagere i pritën me daulle – si shpëtimtarë dhe gjatë tre viteve, një pjesë e tyre, bashkëpunuan me ta. Mirpo, njëkohësisht fakt historik është edhe e vërteta se pjesa dërmuese e maqedonasve, turqve, shqiptarëve, serbëve, vllehërve, e të tj., me pushkë në dorë luftuan me të gjithë okupatorët, përfshirë edhe me okupatorët bullgarë, dyke dhënë viktima të shumta. Të ishin “shpëtimtarë” ushtarët bullgarë, së pakti nuk do vrisnin dhe plaçkitnin një pjesë të madhe të popullatës të pafajshme civile maqedonase, turke, shqiptare, e tj., nëpër vise të ndryshme të Maqedonisë, mes viteve 1941-1944.
Në vazhdim të këtij artikulli, më lejoni ti komentoj këto disa vlerësime të z.S.Veliu:
1. Konkludimi i tij se, “ …. Maqedoninë si shtet dhe komb (artificial) të cilin bullgarët kurrë nuk e pranuan si gjuhë dhe si popull të veçant përpos si popull bullgar me dialekt bullgar!…”, mendoj se nuk është i saktë deri në fund. Fakt historik është se në periudhën mes 09 Shtatorit të vtit 1944 dhe mesit të Qershorit 1948, administrata bullgare dhe udhëheqsit bullgar, përfshirë edhe Georgi Dimitrovi (Георги Димитров), në mënyrë zyrtare e pranuan mëvetsinë e popullit maqedonas dhe praninë e minoritetit maqedonas në Bullgari.
2. Vlerësimi se, “Maqedonia si shtet dhe komb u krijua nga informbiroja Jugosllave apo ‘Avnoji’ e cila morri direktivat drejpërdrejta nga SHBA që atëkohë zëvendësoj pushtetin e Britanisë së Madhe e cila veç humbi primatin botëror pas Luftës së Dytë Botërore dhe vendin e saj e zuri Amerika”, po ashtu, nuk mendoj se është i vërtetë deri në fund. Kjo, mes tjerash, për vet faktin se maqedonasit, siç çdo komb tjetër, kanë egzistuarë edhe para AVNOJ-it dhe ASNOM-it, por për shkaqe që përmbledhtas i theksova më sipër, në të kaluarën historike, mëvetsinë nacionale arijtën ta “zyrtarizojnë” deri nga fundi i Luftës së dytë botrore. Unë nuk mendoj se instrukcionet “për krijimin e shtetit dhe kombit maqedonas” Josip Broz Titos ja kanë dhënë SHBA, për vet faktin se në Jugosllavi dhe në shtetet të tjera Ballkanike, gjatë Lufës së dytë botrore, me të madhe, kanë qenë të pranishëm misionarët ushtarake britanike. Po ashtu, mbledhjet e AVNOJ-it dhe ASNOM-it u mbajtën në 1943 dhe 1944, kur siç e theksova më lartë, në atë kohë britanikët edhe vazhdonin të ishin faktorë të rëndësishëm në “dirigjimin” e zhvillimeve në vendet Ballkanike dhe më gjerë. Po ashtu, sipas meje, nuk është e vërtetë se në kohën kur u mbajtën Mbledhja e Dytë e AVNOJ-it (29 Nëntor 1943) dhe Mbledhja e parë e ASNOM-it (02 Gusht 1944), udhëheqsi i lëvizjes antifashiste partizane i Jugoslavisë, J.B.Tito, nuk ishte “properëndimor”, por puro “prosovjetik”. Pas prishjes të miqsisë me Josip Visarjonoviç Stalinin (Ио́сиф Виссарио́нович Ста́лин), “shokun të ngushtë” të Enver Hoxhës, J.B.Tito bëri një “sallto mortale”, duke e krijuarë “Paktin Ballkanik”, bashk me Turqinë dhe Greqinë, e më vonë ju bashkangjit inicijatorëve për krijimin e Lëvizjes të të painkuadruarve, njëkohësisht duke koketuarë me perëndimorët;
3. Shtetet siç janë, Mali i Zi, Serbia po edhe Greqia (të “mëdha” ose të “vogla”), kanë egzistuarë edhe në periudhën para Lustës së dytë botërore, pra, ato nuk kanë qenë inekzistente, siç ka shkruarë S.Veliu;
4. Unë si njohës modest i politikës të jashtme të Republikës të Turqisë, e vlerësoj si të pavërtetë posaçërisht konkludimin e z.S.Veliu se, “… pas këtyre debateve politike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë tregohet kinse qëndron Bullgaria kundrejtë politikës maqedonase por në fakt është dora e mbuluar turke kundrejt politikës amerikane që ka zhvilluar tortura brenda ca dekadave të fundit në Ballkan si një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-ve,…”. Kjo, mes tjerash, për vet faktin se:
– që në periudhën e Perandorisë Osmane e gjer më sot, udhëheqsit më të lartë të administratave osmane/ turke, asnjëherë nuk kanë shfaqur armiqsi ndaj asnjë populli, përfshirë edhe ndaj popullit maqedonas. Si rjedhojë e një qasjeje të këtillë, Republika e Turqisë, në vitin 1991 dhe më pas, ka qenë mbështetsja më e madhe e pamvarsisë të Republikës së Maqeonisë, duke e ndihmuarë dhe mbështetur atë në aspektin bilateral dhe multilateral;
– Turqija është shteti i parë që e pranoj mëvetsinë të plotë të Republikës së Maqedonisë, duke e njohur atë me emrin kushtetues të saj, njëkohësisht pa çfaqur asçfar rezerve në lidhje me mëvetsinë e maqedonasve si komb i veçantë;
– ftohja e marëdhënjeve politike mes Ankarasë dhe Shkupit, që është evidente dy-tre vitet e fundit, edhe pse një gjë e këtillë nuk pranohet/ nuk komfirmohet publikisht nga asnjëra palë, sipas mendimit tim, është si pasojë vetëm e mosdorëzimit, nga pala maqedonase, të disa nënshtetasve të Turqisë, të akuzuarë për pjesëmarje në Lëvizjen e Fetullah Gylenit (Fettulah Gülen), e cila akuzohet se ka qenë organizatorja e tentimit për grusht shtet, në korik të vitit 2016. Pra, sipas mendimit tim, për shkaqe të ndryshme, Turqija asnjëherë në të kaluarën dhe sot, as ka luajtur e as do të luajë ndonjë lojë të fshehur në kuriz/ në dëm të Maqedonisë, të popullit maqedonas dhe qytetarëve të tjerë të këtij shteti, në përbërjen e të cilëve, mes të tjerëve, janë edhe Turqit e Maqedonisë. “Hakmarjen” ndaj politikave dhe masave të gabuara, të kohë paskohshme, në rastin konkret, të SHBA-ve ndaj Republikës të Turqisë, Ankaraja zyrtare e realizon në forma të tjera dhe në mënyrën transparente. Me fjalë të tjera, kurthet të ndryshme të shteteve dashakeqe, ku do qoftë në botë (Afrikë, Lindjen e Mesme, Irak, Siri, Libi, Azerbejxhan, në Mesdhe, e tj.) Republika e Turqisë, vitet e fundit, i ka prishur me sukses dhe pa pardon, duke demonstruarë dhe përdorur forcën e saj ushtarake.
Si përfundim, unë nuk mendoj se “… nxitësja kryesore që atakon politikën amerikane për të bëmat amerikane në rajonin e Gadishullit Ballkanik në publik qëndron Turqia!”, për vet faktin, mes tjerash, “se rivëndosjen e peshës të saj në ish regjionin e Perandorisë osmane”, dhe më gjerë në botë, në shekullin e XXI, Republika e Turqisë e bën nëpërmjet potencialeve të saja intelektuale, dhe posaçërisht atyre ekonomike. Kjo nuk do të thotë se Turqia njëkohësisht nuk zhvillon “politikë të stërholluar gjeostrategjike”, në Ballkan dhe më gjerë në botë.
Dhe fare në fund të këtij artikulli, dua ti them edhe këto disa fjalë në lidhje me qasjen e shqiptarëve dhe Shqipërisë rreth mëvetsisë të kombit maqedonas. Shqiptarët dhe Shqiprija janë i vetmi komb/ shtet, në fqinnjësinë e Maqedonisë, të cilët asnjëherë në të kaluarën edhe sot, nuk e kanë “problematizuarë”/ nuk e kanë vënë në pikpyetje mëvetsinë e tërësishme të kombit maqedonas. Kjo qasje civilizuese e shqiptarëve dhe Shqipërisë, mes tjerash, duhet të materializohet edhe më mirë në të ardhëshmen, mendoj unë. Maqedonija Veriore dhe Republika e Shqipërisë, si antarë të NATO-s dhe kandidate për antarsim të plotë në UE, në të ardhmen duhet të jenë edhe më këmbëngulës në zhvillimin dhe avansimin të mëtejshëm të marëdhënjeve dhe bashkëpunimit bilateral dhe multilateral, me qëllim final për realizimin e aspiratës të tyre strategjike për antarsim sa më të shpejtë në UE. Në planin bilateral, sipas mendimit tim, Republika e Shqipërisë duhet të bëjë një hap më tej në drejtim të komfirmimit të numrit përafërsisht të saktë të minoritarëve Maqedonas, që jetojnë në krahina të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë edhe në Tiranë. Në këtë mënyrë Tirana zyrtare, një herë e përgjithmonë, do të shpëtojë nga vërejtjet objektive të Shkupit zyrtar, në lidhje me numrin përafërsisht të vërtetë të Maqedonasve në Shqipëri.
Në se i kemi parasysh përvetsimet të pa baza/ të pa justifikueshme, ndaj kombit maqedonas, nga ana e zyrtarëve dhe historijanëve bullgar, atëhere edhe pretendimet e Sofjes zyrtare për egzistimin e minoritarëve bullgar në Shqipëri do të bjenë në ujë. Në se ndonjë minoritar maqedonas ose qytetar tjetër i Shqipërisë, ose i cilit do shtet tjetër, e deklaron veten si bullgar, qoftë edhe për qëllime llukrative (për tu pajisur me pasaportë bullgare ose për të fituar ndonjë bursë, për studime në univezitetet shtetërore të Bullgarisë), personave të tillë as kush nuk mund tua mohojë një të drejtë të tillë – është e drejta dhe përgjegjsija e tyre se si do të ndihen dhe veprojnë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne