Përgjigja e ministrit osman, ndaj akuzës së Edi Ramës dhe lukunisë socialiste

Nga Floriar Arapi

Rama në takimin e tij me socialistet para disa ditësh e gjeti fajin tek perandoria osmane për korrupsionin e ministrave të tij. Sipas Ramës, vjedhjet e ministrave dhe kryebashkiakëve të vet janë pasojë e 5 shekujve sundim turk. Kjo gjetje e Rames vjen pasi për një kohë të gjatë që ai fajtorin e gjente tek Saliu dhe lukunia e tij. Tani që qeverisja e Saliut është harruar, prej kohës së gjatë në pushtet të Ramës, ai fillon të gjej fajtorin për korrupsionin dhe vjedhjet në qeverinë e tij tek kultura osmane, duke përdorur gjuhën standarte të islamofobeve në Shqipëri, ku sipas tyre “çdo e keqe na vjen pasi ishim të pushtuar nga turqit dhe u konvertuam në muslimanë”

Përgjigjen ndaj Ramës dhe lukunisë së hajduteve të PS dhe të PD, e ka rrëfyer fort mirë Eqerem Bej Vlora në kujtimet e tij. Ai tregon për debatin që bëri me ministrin e brendshëm osman Telat Pasha, pasi autoritetet osmane si nëpunës i perandorisë, ia ndaluan të marr pjesë në një aktivitet politik, që organizohej nga patriotët shqiptar për autonomi ndaj perandorisë.

Eqerem Bej Vlora shkruan:

“…. Përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe e qartë. 

“Ose qëndroni nëpunës dhe bindjuni udhëzimeve të qeverisë ose bëhuni politikan dhe përfaqësoni idetë tuaja si deputet në parlament. Vetëm duhet të kini parasysh një gjë: unë i njoh Shqipërinë dhe shqiptarët më mirë sesa mendoni ju. Ju keni jetuar në Perandorinë Osmane jo si të shtypur dhe të nënshtruar, por si zotërinj dhe urdhërues. 

Ju keni përfituar nga pushteti i Perandorisë dhe i fesë më tepër se turqit. Tani po bëheni renegatë dhe kërkoni ta braktisni anijen që po mbytet, në vend që të punoni dorë për dore me ne për shpëtimin e saj. Ndoshta një ditë edhe do t’ia arrini asaj që kërkoni. Vetëm kujdes ! Shqipëria është e vogël dhe e varfër, shqiptarët nuk janë as qytetarë të mirë, as punëtorë të mirë, e shumta ata mund të jenë sundimtarë të mirë dhe ca më tepër, kusarë të mirë.  Një ditë prej ditësh, kur të mos i keni më kullotat e pafundme të kësaj perandorie, ju do të hani njëri-tjetrin në atë Shqipërinë tuaj të ngushtë e të varfër!”. 

Ai nuk foli atëherë si ministër, por si një turk i thjeshtë, i bindur dhe i ndershëm dhe kishte pasur të drejtë. Sa e sa herë më vonë e kam kujtuar kajmekamin e El-Maanit, kam kujtuar ato qindra e mijëra shqiptarë që kam takuar edhe në qoshet më të largëta të Perandorisë, të cilët, në toka të huaja urdhëronin mbi njerëz të huaj, vetëm e vetëm sepse quheshin “shqiptarë”. Dhe sa e sa herë më janë kujtuar fjalët profetike të atij xhonturku më vonë, kur në Shqipëri isha i detyruar të shihja me tmerr e neveri, sesi njerëzit që donin të bëheshin dikushi, shqyenin dhe shkelnin me këmbë shoqi-shoqin, vetëm e vetëm se në koritë nuk kishte vend për të gjithë. “

Fillimi i ndryshimit vjen nga vetëdija dhe përgjegjshmëria. Nëse jemi të vetëtedijshëm për problemet, veset dhe mangesite tona, ne mund ti luftojmë ato dhe të përmiresojme vetet tona dhe vendin.

Nëse ne nuk jemi te vetedijshem dhe të përgjegjshem për to, ne s’do ti luftojme ato kurre dhe do ngelemi thjeshtë te papërgjegjshem, si shembulli i Ramës, që tregon me gisht për të gjetur hajdutin një herë tek Saliu, një herë tek diktatura komuniste dhe një herë tek osmanët, ndërkohë që e ka shkatërruar vendin me vjedhje të pakrahasueshme me asnjë regjim apo qeveri tjetër.

 

Apologjia që bën Rama ndaj qeverisë së tij dhe justifikimet për hajdutet që dalin një nga një në qeveri dhe në pushtetin lokal, vërtetë janë qesharake.

 

Dembelizmi, korrupsioni dhe vjedhja nuk luftohen nga të korruptuarit dhe ata që s’dijne të bëjnë as një punë, veçse të mbajnë karrigen. Ato luftohen me ndëshkimin sipas ligjit dhe kthimin mbrapsht të pasurisë së vjedhur.

 

Më pas luftohen me ndërgjegjësimin moral të rinisë sonë, se shteti të cilit i përkasim është një nga gjërat më të shtrenjta që kemi, i cili nëse zhvillohet bashkë me të zhvillohemi të gjithë ne. Me ndërgjegjësimin moral se ky shtet nuk është mall pa zot, që të gjithë duhet të shqyejme nga një copë. Me ndërgjegjësimin moral se çdo njeri që kryen korrupsion apo vjedh shtetin, njëkohësisht ka kryer tradheti ndaj vendit dhe ndaj besimit që i është dhënë për të qeverisur dhe nuk meriton më kurrë të votohet./mexhlisi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne