Dosja “Xibraka”/ SPAK merr vendimin, Gazment Bardhi do të thirret më 24 maj për të dhënë dëshmi

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thirrur kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për të dhënë dëshmi për dosjen Xibraka. Mësohet se Bardhi është thirrur në SPAK në datën 24 maj. Ndërkohë hetimet janë riaktivizuar pas denoncimeve publike nga ana e Bardhit.

Bardhi u thirr fillimisht në 15 maji, por përmes një shkrese ka vënë në dijeni SPAK, se ka një axhendë të paracaktuar nga 14-24 maj jashtë vendit dhe kërkon të pyetet të hënën ose të martën (sot ose nesër) apo në një datë dhe ore tjetër pas 23 majit. Keshtu nga ana e SPAK u caktua data 24.

Mësohet se Gazment Bardhi, mesditën 15 majit, do të udhëtojë drejt Berlinit, për shkak të një agjende të paracaktuar disa ditë më parë për takime me zyrtarë të lartë në Bundestag. Pas takimeve ne Berlin, Gazmend Bardhi do shkojë në Londër.

Njoftimi i plotë: 

Në vijim të kërkesës së Kreut të Grupit të PD Gazment Bardhi për pamundësinë për tu paraqitur nesër në SPAK, për shkak të një vizite zyrtare në Bundestag, ju informoj se z. Bardhi do të paraqitet më datë 24.05.2024, ditën e premte, ora 10:00, me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethana të hetimit, në lidhje me procedimin penal nr. 88, të vitit 2024, të regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas rifillimit të hetimeve të pezulluara në lidhje me procedimin penal nr. 335/1 (dojsa “Xibraka”), të vitit 2016 të regjistruar në ish-Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda, Tiranë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne