Muxhahedinet po i sjellin taksirate Gjermanise, pasi me pare ben lemsh Irakun dhe Shqiperine

Ali Huseini

Takimet vjetore të organizuara nga grupi terrorist i Mujahedin-e Khalq i njohur si MEK, shoqërohen gjithmonë me masa të rrepta sigurie nga vendi pritës i grupit xhihadist. Organizata e Muxhahedinëve qe roli i saj sa vjen dhe bie, armen e vetme qe ka ne dore per te treguar qe ekziston ende, eshte te bej propaganda dhe zhurme mediatike.

Per te treguar veten se eshte nje organizate me rendesi, muxhahedinet i bindin vendet pritese se ata jane ne rrezik te madh dhe si pasoje kerkojne marrjen e masave drastike. Pse MEK-u hiqen sikur eshte ne rrezik te madh? Qëllimi i tyre i parë është të tregojnë rëndësinë e organizimit për vendin pritës, sepse duan të tregojnë se këto takime janë të një rëndësie të madhe në botë dhe prania e njerëzve dhe politikanëve me ndikim të botës, veçanërisht e amerikanëve, në këto takime është shumë e rëndësishme dhe vendimtare. Ndaj duhen marrë masa të rrepta sigurie që ky grup terrorist të mbetet në krye të lajmeve.

Qëllimi i dytë i këtyre masave të sigurisë është qe të tregojë rrezikshmërinë e këtyre takimeve. Maryam Rajavi do te tregoj qe grupi i saj xhihadist eshte nën sulmin e faktorëve të jashtëm, veçanërisht të qeverisë iraniane, prandaj këto takime duhet të jenë pjesë e masave të sigurisë se lartë në mënyrë që te ftuarit e MEK-ut të mos sulmohen. Me fjalë të tjera, me këto masa sigurie, MEK-u kërkon ta portretizojë veten si nje organizate nen rrezik dhe qe duhet te ruhet medoemos.

Mirëpo, këto takime gjithmonë kanë sjellë rreziqe dhe probleme për popullin e vendit pritës dhe në shumë raste për shkak të kundërshtimeve të brendshme të qytetarëve të vendit pritës nuk kanë mundur të kenë efekte pozitive dhe të përshtatshme në atë vend. Protestat e shpërndara që u zhvilluan në prag të mbledhjeve të kësaj organizate në Shqipëri tregojnë pakënaqësinë e njerëzve në vendet mikpritëse të këtyre takimeve. Shqiptaret kane treguar ne shume raste qe nuk e duan praninë e MEK-ut në vendin e tyre.

Masat e sigurisë të miratuara në mbledhjet vjetore të MEK-ut jane gjithmone te super-ekzagjeruara dhe gjithmonë kanë shkaktuar probleme për njerëzit e vendit pritës, veçanërisht në Gjermani. Shembulli i sjelljes së muxhahedineve në Irak, Francë dhe Shqipëri dhe problemet qe ata i kane sjelle ketyre vendeve duhet te jene mesim për qeverinë gjermane. Masat e strapacuara te sigurise, jo vetëm që krijojnë probleme serioze për njerëzit e këtyre vendeve, por mund të jenë edhe një kërcënim për qytetaret.

Ne Irak perr shembull, MEK-u perflitet qe ka marre pjese ne goditjen e xhamive sunite, sulme te cilat me pas iu atribuan shiitëve, apo edhe e anasjellta. MEK-u luajti nje rrol te tmerrshem ne nxitjen e konfliktit fetar ne Irak, duke i shkaktuar probleme pa fund qeverise irakene e cila edhe kerkoji debimin e ketyre zagaresh nga vendi. MEK ka krijuar probleme edhe ne Evrope. Le te marrim per shembull sulmin e dyshimtë ndaj Alejo Vidal-Quadras, i cili nga MEK-u i atribuohet në mënyrë të rreme Iranit, edhe pse Irani nuk ka asnje interes ne vrasjen e Alejo Vidal-Quadras, nje plaku te rrjedhur dhe te rene nga fiku, qe arrixhofka Maryam Rajavi mban me para.

Pyetja qe cdo pushtetar evropian do duhet ti bej vetes eshte se a ja vlen qe te pranoje ne terroritorin e tij nje kult terroris i cili ka nje një histori me krime dhe aktivitet kriminal te pafund?

Pas pranimit të paqes dhe armëpushimit në luftën Iran – Irak, MEK-u, me mbështetjen e Sadam Huseinit, sulmoi Iranin me idenë e cmendur për të pushtuar Teheranin. Por me të hyrë në Iran, ata nisen te djegin dhe varin njerez ne publik duke shkaktuar urrejtje te papare. Megjithë, kete histori te tmerrshme terrori dhe krimesh, MEK-u sot kesaj dite dhe paturpesisht e shet veten dhe e shesin sin je organizate e cila lufton per mbrojtjen e te drejtave të njeriut dhe si alternative ndaj Republikës Islamike të Iranit.

Pas rreth 25 vitesh prani në Irak, anëtarët e kësaj organizate terroriste u dëbuan nga ky vend me përfundimin e sundimit të Sadam Huseinit dhe u hodhen në Shqipëri me mbështetjen financiare të disa vendeve arabe, dhe sikur dihet tashme, nen patronazhin e drejtpërdrejtë amerikan dhe nen hije, edhe zionist.

Por qe kur qeveria shqiptare ka kufizuar aktivitetet terroriste te MEK-ut, dhe qe kur Franca dhe Shqipëria kane vendosur te ndalojne ceremonite e tyre vjetor, MEK-u po kthen Gjermanine ne nje Irak apo Shqiperi te dyte.  Kjo pra eshte ironia e botes ku jetojme. Grupi që vrau 17,000 njerëz në Iran dhe Irak dhe ishte në listën e organizatave terroriste amerikane deri në vitin 2012, tanime po merr bekimin nga qeveria gjermane për të mbajtur takime vjetore atje. A do te pranoje Gjermania qe te kthehet ne nje Irak apo Shqiperi te dyte? Koha do te tregoje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne