Zbulohet një tjetër varr masiv në Spitalin al-Shifa

Punonjësit e ndihmës së shpejtë në Gaza zbuluan një tjetër varr masiv në Spitalin Al-Shifa, ku ishin varrosur trupat e më shumë se 50 martirëve. Në rastin e katërt gjatë 24 orëve të fundit, punonjësit e ndihmës së shpejtë në Gaza zbuluan një varr masiv në Kompleksin Mjekësor Al-Shifa në qytetin e Gazës, ku u gjetën trupat e më shumë se 50 dëshmorëve.

Rami Abdul-Mun’im Dababish, një nga punonjësit e ndihmës së shpejtë në Gaza tha për rrjetin Al-Jazeera se trupat e këtyre martirëve nuk mund të identifikohen. Ai tha se zbulimi i këtyre varreve masive tregon se në këtë spital ka ndodhur një krim brutal. Të shtunën, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi zbulimin e tre varreve masive në Spitalin Al-Shifa, që përmbanin trupat e 80 martirëve.

Sipas burimeve palestineze, disa prej trupave të gjetur janë pa kokë dhe disa janë varrosur me duar të lidhura, gjë që tregon shenja të varrosjes së gjallë dhe të ekzekutimit në terren.

Sipas Komitetit të Emegjencës të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, ushtria izraelite shkatërroi dhomën e pritjes së spitalit mbi kokat e të pranishmëve dhe qindra njerëz mbetën nën rrënoja. Sipas këtij komiteti, mijëra njerëz janë ende nën rrënojat e Kompleksit Mjekësor Al-Shifa./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne