Berisha: U shpenzuan pothuajse 1 mln euro për shown e Edi Ramës në Athinë

Në fjalimin e tij para mbështetësve tek Rruga e Shpresës, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar mitingun e Ramës në Athinë. Ai tha se u bënë shpenzime kolosale, u kontraktuan çartera dhe u shpërndanë 200-300 litra naftë për person dhe u shpenzuan pothuajse 1 mln euro për shown, me të cilin, sipas tij, kërkonte që të mbulonte superskandalet, vjedhjet e veta, të Erion Veliajt dhe suitës së tij.

Fjala e Berishës

Në kulmin e betejës tonë për çlirimin e bashkisë së Tiranës, për marshin e pandalshëm drejt qeverisë teknike, Edi Rama zgjodhi të mbulojë me propagandën e tij, me organizimin e një takimi me emigracionin tonë në Athinë.

Sonte dua të ndjeheni më krenarë se kurrë me veten tuaj, protestën tuaj.

Dua të ndjeheni  më krenarë  se sonte u faktua në mënyrë përfundimtare se zëri i protestës tuaj, kauza e drejtë e protestës tuaj ka prekur mendjen dhe zemrat e mbarë emigracionit shqiptar në Greqi dhe kudo në botë.

U bënë shpenzime kolosale, u kontraktuan çartera dhe u shpërndanë 2-300 litra naftë për person. U shpenzuan pothuajse 1 mln euro për shown e Edi Ramës me të cilin kërkonte që të mbulonte superskandalet, vjedhjet e veta, të Erion Veliajt dhe suitës së tij.

Çdo shqiptar duhet të ndihet krenar me emigracionin tonë në Greqi, se nuk doli një vajzë nëne, nuk doli një bir nëne, se nuk doli një shqiptar, se nuk doli një shqiptare, një grek apo grek mik i tyre, të përshëndet Edi Ramën, por mbeti me përshëndetjen e Elisës së tij, Spiropali.

Ky refuzim, ky përçmim me heshtje të plotë, ky qëndrim përbuzës për të mos i dhënë një përshëndetje minimale, dëshmon se zëri juaj dëgjohet çdo natë. Dëshmon se Edi Rama është më i përçmuari, udhëheqës, kryeministër i Ballkanit, Europës dhe më gjerë.

Tu biesh tam tameve se do vij e do vij, të mbledhësh soj e sorollop, trafikant, delinkuent, kriminel, me Pirina e Bufëra etj., e të shkosh atje e të mos gjesh një njeri të vetëm të të thotë; faleminderit që erdhe, të të japë një përshëndetje në emër të familjes së tij, të komunitetit, por të mbetesh në përshëndetjen e Elisës nuk ka mjerim më të madh, nuk ka turpërim më të madh.

Edi Rama të rezervuan përshëndetjen që meriton, armiku i tyre. Të lanë në mëshirën e Elisës të të thotë dy fjalë ngushëlluese.

Ata përfaqësuan kombin sot me dinjitetin më të madh./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne