Më shumë se njëqind demonstrues pro-palestinezë arrestohen në New York

Policia amerikane arrestoi më shumë se njëqind demonstrues pro-palestinezë në Manhatan, Nju Jork. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, demonstruesit në qytetin e Nju Jorkut, u shfaqën në Urën e Manhatanit dhe brohoritën parulla në mbështetje të kombit palestinez.

Në Shtetet e Bashkuara, studentët kanë mbajtur protesta paqësore në kampuset e kolegjeve në shenjë solidariteti me palestinezët. Që në fillim, lëvizja studentore pro-palestineze u përhap në vendet perëndimore, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Holandën, Zvicrën, Anglinë dhe Spanjën.

Krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve kanë nxitur reagimin e botës dhe në të gjitha anët e botës, njerëzit, qeveritë e ndryshme dhe institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje për mbështetjen e popullit të shtypur palestinez.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se më shumë se 35,000 palestinezë janë vrarë në luftën izraelite në territorin e rrethuar. Ministria tha në një deklaratë të dielën se që kur Izraeli filloi ofensivën e tij më 7 tetor, të paktën 35,034 njerëz janë vrarë, përfshirë 15,000 fëmijë. Ajo shtoi se deri në 78,755 njerëz janë lënduar./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne