“Lëvizja Bashkë” protestë para bashkisë/ Ruko: Veliaj të largohet, e ka humbur legjitimitetin

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori po proteston sot para godinës së Bashkisë së Tiranës për aferat korruptive të dosjes “5D” dhe inceneratorit të Tiranës. Aktivistët dhe qytetarët bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj, dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale.

“Erion Veliaj shko te shokët!”, shkruhet në pankartat e aktivistëve, duke iu referuar drejtorëve të bashkisë të arrestuar në lidhje me hetimet për korrupsion.

Këshilltarja bashkiake e Lëvizjes Bashkë Mirela Ruko në një prononcim për gazetarin Andon Kello tha:

“Kjo është një thirrje për qytetarët për të kuptuar që Veliaj e ka humbur legjitimitetin për të drejtuar bashkinë. Nëse janë arrestuar kaq drejtorë dhe mungojnë 30 milionë euro, ti nuk mund të drejtosh më Bashkinë e Tiranës. Këshilli Bashkiak i Tiranës është zaptuar. Kudo diskutohet afera korruptive, si ka mundësi që kryesia e këtij institucioni nuk pranon të diskutojë çështjen e aferës së korrupsionit. Duhet të hetohet Erion Veliaj. Nëse hetohet ai nuk do të dalë i pafajshëm nga këto ngjarje. Kur ka kaq shumë drejtorë që janë pjesë e fushatave dhe strukturave të PS, tregojnë për një grup të ngushtë dhe një grup të strukturuar kriminal. Duhet të hetohen punonjësit e bashkisë për të parë të gjitha tenderat që janë dhënë. Po të shohësh raportet e KLSH vit pas viti kupton që janë humbur para edhe për tendera nga më bazikët”.

"Lëvizja Bashkë" protestë para bashkisë/ Ruko:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne