Chomsky: Rezultati i politikave të Trump është shkatërrimi i rruzullit tokësor!

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Noam Chomsky, profesor universitar dhe mendimtar i njohur amerikan, deklaroi se qeveria e Donald Trump, presidentit të Amerikës, ka treguar se nuk i jep kurrfarë rëndësie të ardhmes së tokës.

Noam Chomsky shtoi se Shtëpia e Bardhë synon të shkatërrojë institucionet shtetërore si Organizatën për Mbrojtjen e Ambientit dhe Drejtorin e Energjisë për të ruajtur interesat dhe pushtetin. Ky mendimtar amerikan gjithashtu shtoi se qeveria e Trump e ka vendosur në izolim Amerikën si një vend i cili nuk bënë asgjë për ndryshimet klimatike. Vlen të theksohet se Donald Trump në mars të vitit 2017, lëshoi një urdhër ekzekutiv për parandalimin e zbatimit të politikave të lidhura me fenomenin e ndryshimeve klimatike të vendosura nga ish-presidenti amerikan Barak Obama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne