CIA: Majko të rrisë masat e sigurisë se i rrezikohet jeta

NGA GJERGJI THANASI

Stacioni televiziv prestigjoz amerikan FOX NEWS në një analizë të gazetarit Adam Show për veprimtarinë e shërbimit sekret të Iranit (VEVAK) në vende tyë ndryshme evropiane ndër të tjera citon edhe ministrin shqiptar Pandeli Majko. Sipas Fox News Majko shprehet se zyrtarët amerikanë zyrtarisht e kanë këshilluar të rrisë masat e sigurisë për shkak të informcioneve për një kërcënim iranian ndaj jetës së Majkos. Citojmë më poshtë ad literarum Fox Neës: Former Albanian Prime Minister Pandeli Majko revealed to Fox News that he has been told by U.S. officials that he needs to increase his security after intelligence of a threat against him.

Sinqerisht mbetëm mëse të habitur, që një fejton i joni, ku trajtonim edhe raportin e Majkos me Moxhahedinët iranianë MEK, të merrej seriozisht jo si një formë të shkrojturi, që i përket gjinisë së humorit në letërsi. Linku i shkrimit tonë për rrezikun vdekjeprurës për ministrin Majko: https://gazetaimpakt.com/ministri-majko-i-shpeton-per-nje-qime-atentatit-ne-paris/.

Analiza e Fox News kishte edhe “xhevahire” të tjera si ky për kërcënim ndaj ministrit Majko, por ato fare mirë mund të shërbejnë për një tjetër shkrim tonin. Për kënaqësi të lexuesit po vendosim edhe linkun e analizës së Fox Neës. Linku: http://www.foxnews.com/politics/2018/08/09/iran-plots-terror-on-european-soil-as-eu-tries-to-shield-regime-from-trump-sanctions-push.html

/  GAZETA IMPAKT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne