Opinion

Skenderbeu si hero terrorist!

Daut Kërçova

Fakti pse Shqipëria sot për mirë e për keq, Skënderbeun e gjen si hero të saj të imponuar nga imperializmi katolik i Austrisë dhe Italisë në të kaluarën, dhe fakti pse pas Skënderbeut sot rreshtohen me qindra horra nacionalistë dhe fanatikë katolikë, që e mbrojnë me devocion fetar, nuk e ndryshon dot natyrën e Skënderbeut.

Duke qenë se Skënderbeu u rebelua kundër shtetit të tij, dmth Turqisë, vrau civilë dhe zyrtarë osman, dogji, preu e shkatërroi dhe vendin e shkretëtoi, e ndërtoi një ushtri klandestine kristjanësh dhe banditësh, sipas klasikimeve moderne që ne kemi mbi terrorizmin, Skënderbeu i përmbush të gjithë kriteret për tu klasifikuar si terrorist. Sipas definicioneve moderne që ne kemi mbi terrorizmin, një terrorist për të arritur qëllimet e tija politike, përdor akte të dhunshme që të frikësoj njerëzinë dhe shtetarët e një shteti për objektivat e tij. E Skënderbeu bëri pikërisht këtë gjë. Përdori dhunë të organizuar kundër shtetit dhe qytetarëve osmanë.

Edhe rrëfimet historike por edhe artistike që ne kemi mbi Skënderbeun me mjekrën e tij të madhe dhe të gjatë, luftërat vrastare etj na bëjnë që heroin kombëtar të Shqipërisë edhe për nga pamja ta barazojmë më shumë me muxhahidinët e ISIS-it sesa me xhentëllmenët paqësor që bota moderne sot kërkon.

Në të njëjtën mënyrë, siç ne dënojmë terrorizmin fetar të ISIS-it, ne duhet të rishikojmë rrëfimet historike të Shqipërisë të cilat mbështesin një luftë të tmerrshme fetare që Skënderbeu drejtoi. Lufta fetare në emër të Papës dhe Jezu Krishtit që Skënderbeu bëri, në fund të fundit ishte një luftë terroriste katolike dhe aspak laike-kombëtare.

Lufta që Skënderbeu bëri kundër shtetit osman, ideologjia e tij kristjane fondamentaliste, masakra kundër muslimanëve, besnikëria ndaj Papës së Romës, etj nuk e ndryshojnë shumë luftën e Skënderbeut nga lufta e ISIS-it dhe e Abu Bakr al-Bagdadit. Sikur Abu Bakr al-Bagdadi, Skënderbeu i cili mori titullin Atlet i Krishtit nga Papa, pretendonte se kishte një mision hyjnor në luftën që ai bënte. Nëse Abu Bakri al-Bagdadi i vret njerëzit në emër të Islamit dhe pretendon se është kampion i muhamedanizmit, Skënderbeu luftën e tij e justifikoi në emër të Krishtit. Taktikat e dhunshme të Skënderbeut, masakrat e civilëve dhe lufta kundër shtetit të kohës, i ngjajnë shumë taktikave që ISIS-i përdor sot kundër shtetit sirian. Sikur ISIS-i që përdor sulme vetëvrasëse, sulmon e fshihet etj, edhe Skënderbeu këtë bënte me kryqtarët e tij. Paralelet mes Skënderbeut dhe Abu Bakr al-Bagdadit janë pa fund.

Shkrimet, librat, dokumentarët etj që historianët fondamentalistë katolik që nga Aurel Plasari e deri te Virgjil Kule, dhe deklaratat e klerikëve katolik në Kosovë e Shqipëri në këto 25 vitet e fundit e kanë degjeneruar figurën e Skënderbeut duke e kthyer atë në një kryqtar katolik që vret myslymanët ashtu sikur Abu Bakr al-Bagdadi vriste të krishterët e Sirisë dhe Irakut.

Shkrimet dhe librat për atletin e Krishtit që shpesh promovohen nga Vatikani dhe institucionet e tij kanë krijuar një Skënderbe anti-myslyman te shqiptarët. Një Skënderbe të frikshëm i cili të rri me shpatë mbi kokë për të të kthyer në “fenë e të parëve” sipas formulave të Ismail Kadaresë me shokë.

Megjithatë, jashtë instancave zyrtare me mijëra myslymanë shqiptarë, që janë shqiptarë sikur të gjithë ne, do të vazhdojnë të mos e duan Skënderbeun, atletin e Krishtit. Si rrjedhojë ky Skënderbe që me shembullin e tij nxit dhunë dhe urrejtje fetare kundër myslymanëve nuk do të jetë një simbol bashkues, por përçarës. Myslymanët shqiptarë (dmth ata që do guxojnë) për sa kohë që Shqipëria do të jetë një vend liberal-demokratik ku liria e mendimit dhe e besimit garantohen në Kushtetutë, do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të refuzuar, të paktën moralisht që të pranojnë si heroin e tyre një figurë të njëanshme fetare.

Në këtë atmosferë të frikshme që shumë grupe kristjane nxisin, ku nëpër meshat e tyre në shumë famulli katolike por edhe protestante, besimtarët nuk i luten Jezu Krishtit, princit të paqes por Skënderbeut princit të luftës, një myslyman shqiptar nuk ka si të ngeli pasiv. Ashtu sikur shumë të krishterë trembeshin me të drejtë nga myslymanët e radikalizuar që i luteshin Abu Bakr al-Bagadid për luftë dhe jo Allahut për paqe, edhe myslymanët shqiptarë ndjejnë frikë kur shohin grupe të krishterësh nëpër internet që Skënderbeun e portretizojnë me shpatë në dorë që pret koka myslymanësh. Ata tremben kur lexojnë ekstremistë sikur Agron Gjekmarkaj që i shpallin talebanë dhe terroristë vetëm e vetëm pse falin Bajramin në qendër të Tiranës, apo pse nuk duan që kur ti luten Zotit të tyre përballë vetes të kenë idhullin e Skënderbeut.

Për shumë myslymanë shqiptar Skënderbeu është transformuar tashmë nga heroi i kombit që imagjinoi Naimi dhe Samiu, në heroin e kryqit dhe të Papës. Dokumentarët që Virgjil Kule nxjerr në Digitalb që tregojnë sesi Skënderbeu i vrau të gjithë myslymanët shqiptarë pasi pushtoi Krujën dhe sesi do bënte kryqëzatë me Papët etj kundër Islamit, e bëjnë çdo shqiptar myslyman krenar që ti thonë siktiret këtij terroristi të dhunshëm fetar.

Burimi: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1989850331054764

OPINIONE