Bota

CIA përdor televizorët Samsung si pajisje spiunazhi, edhe kur janë fikur

Publikimet e fundit nga WikiLeaks kanë zbuluar se CIA dhe MI5 kanë aftësinë për të hakeruar disa televizorë të caktuar Samsung, të cilët pastaj mund të operojnë si pajisje përgjimi edhe kur televizorët janë të fikur, duke ngritur dyshim rreth privatësisë në shtëpitë në të gjithë botën.

Aftësitë e spiunazhit të teknologjisë së lartë janë të detajuara në publikimin e fundit të WikiLeaks të martën, i cili përshkruan se si CIA dhe MI5 kanë mbajtur një seminar të përbashkët në qershor 2014.

Workshopi rezultoi në zhvillimin e hakerimit të fshehtë dhe të teknikave të të dëgjuarit, të cilat janë referuar me emrin e koduar “Ëngjëlli që Qan”.

Teknikat e zhvilluara janë përdorur për të hakeruar seritë e Samsung F8000 smart TV.

Reklamuar si një premium smart TV në vitin 2013, seria F8000 ka aftësinë për të kontrolluar shikuesit duke përdorur sensorë me zë dhe lëvizje, dhe është shpërndarë globalisht.

Samsung ka qenë marka më e shitur e televizorave në botë për dekadën e kaluar, me 21 për qind të tregut global që nga viti 2015. Numri i televizorëve F8000 të shitur nuk është i njohur.

Sipas dokumenteve të publikuara nga WikiLeaks, audio mund të merret edhe kur TV duket se është i fikur, duke përdorur një mekanizëm “Fake-Off” që merr kontrollin e dritës LED.

Dokumenti ka zbuluar se CIA dhe MI5 kanë zhvilluar aftësinë për të marrë kredencialet dhe historinë e shfletuesve dhe të WPA / Wi-Fi, me një plan për të zhvilluar një mekanizëm “Fake-Off” për WiFi, duke u lejuar atyre që të transferojnë të dhëna edhe kur WiFi duket se është i fikur. / © Gazeta Impakt

Burimi: RT

OPINIONE

INTERVISTA