Çifti francez nën hetim pasi e emërtuan djalin e tyre ‘Xhihad’

Një çifti francez që e emërtoi djalin e tyre Xhihad, u vu nën hetim pasi autoritetet e Toulousit në Francën jugore e cuan rastin tek prokurorët për të parë nëse emri ishte vërtet i ligjshëm.

Sapo çështja të shkojë në gjykatë, ajo do të vendosë nëse prindërit duhet ta ndryshojnë emrin e fëmijës që ka lindur në gusht ose jo, sipas Telegrafit.

Emri arab “Xhihad” ka kuptime të ndryshme, njëri nga kuptimet do të thotë “përpjekje për të arritur të mirën”, por vitet e fundit ky term është lidhur më së shumti me terrorizmin.

Sipas ligjit francez, prindërit janë të lirë të zgjedhin cdo emër që nuk konsiderohet i dëmshëm për fëmijën e tyre ose që nuk shkel të drejtat e palëve të treta./ Gazeta Impakt

burimi:dailysabah

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne