Bota

Cihangiri për sanksionet amerikane: Nuk ka bombardime, por ‘luftë ekonomike’

Ndihmësi i parë i Presidentit të Iranit, Ishak Cihangiri tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të embargove, marrin në objektivë qendrat ekonomike të ndjeshme të Teheranit.

Në fjalimin e mbajtur në një aktivitet të organizuar në kryeqytetin Teheran, ai vlerësoi ndikimet ekonomike të embargove të njëanshme të Amerikës.

Cihangiri i cilësoi sanksionet e udhëheqjes së Uashingtonit si “luftë ekonomike” ndaj Iranit dhe shtoi: “Popullit nuk mund ti themi se jemi në luftë. Nuk ka bombardime, por amerikanët duke e cilësuar gjendjen si “luftë ekonomike ndaj Iranit” marrin në objektivë qendrat ekonomike të ndjeshme të Teheranit për të lënë në gjendje të vështirë popullin e Iranit”.

Ai tha se sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë marrë në objektivë sektorin e naftës, automobilistik dhe të çelikut dhe shtoi: “Pavarësisht të gjitha planeve të armikut, në Iran është krijuar një potencial i madh dhe amerikanët kanë mbetur ballë për ballë me këtë të vërtetë”.

Cihangiri bëri thirrje, që kundër sanksioneve, të përdoren prodhime vendase.

Pas njoftimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për tërheqjen e njëanshme nga marrëveshja bërthamor, në 7 gusht filloi faza e parë e sanksioneve që synon pengimin e qasjes së Iranit në dollarin amerikan, shitjen e bonove shtetërore, tregtinë me metale të çmuara si floriri, argjendi dhe të tjera, tregtinë me çelik, alumin, qymyrgur si dhe importin e avionëve komercial dhe të pjesëve të këmbimit të tyre.

Ndërkaq faza e dytë që filloi më 5 nëntor përfshijnë sektorët e energjisë, atë bankar, logjistik dhe kompanitë e sigurimeve. Këto sanksione kanë marrë në objektivë Kompaninë e Naftës Kombëtare të Iranit, Kompaninë e Tregtisë së Naftës së Iranit, duke zbatuar sanksione ndaj naftës dhe nënprodukteve të saj që përbëjnë pjesën më të madhe të ekonomisë iraniane.

Udhëheqja e Uashingtonit, në lidhje me embargon e njëanshme të naftës së zbatuar ndaj Iranit kishte bërë përjashtim për 8 vende, ndër të cilat edhe Turqia./ trt