‘’Turp, turp, turp, servila!”, fishkëllima dhe revoltë për studentët që hyjnë në takim me Edi Ramën

Janë pritur më fishkëllima dhe revoltë një pjesë e studentëve që do të hyjnë në takim me kryeministrin Edi Rama në Universitetin Ismail Qemali në qytetin e Vlorës.

‘’Turp, Turp, turp, servila!”, janë disa nga thirrjet e studentëve që kanë protestuar prej disa ditësh.
Studentët jashtë kamerave thonë se ata kanë marrë kërcënime për veten dhe për familjen që të mos jenë pjesë e protestës, pasi në të kundërt mund të ketë pushime nga puna.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ypcErpUOjHg]
Takimi i kryeministrit Rama në Universitetin e Vlorës pritet që të nisë rreth orës 11:00, ndërsa gazetarët nuk do të lejohen që të jenë të pranishëm dhe transmetimi do të bëhet nga regjia e ERTV-së.

Kujtojmë se Rama përmes takimeve në Universitete po përpiqet që të përçajë studentët, duke i etiketuar këto mbledhje që në shumicën e rasteve kanë qenë me pedagogë dhe me student të paracaktuar, si nisje të dialogut të tij.

Edhe në takimin që do të zhvillojë sot në Vlorë, dyshohet se me organizimin e tij janë marrë strukturat e FRESSH.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne