Cikloni në Greqi/ Qëndruan për 10 orë në një pemë mes shiut, shpëtohen mrekullisht 3 inxhinierët të bllokuar në Almyros

Operacioni për të liruar tre personat që ishin ngjitur në pemë për t’i shpëtuar ujërave të rrëmbyeshëm në Almyros të Volos, pati një fund të lumtur. Me bashkëpunimin e EMAK dhe ushtrisë, zjarrfikësit arritën t’i afroheshin tre punëtorëve dhe t’i nxirrte nga pemët që kishin gjetur strehim.

Operacioni filloi dje në orën 4 pasdite, me ekipet e shpëtimit duke rrezikuar veten e tyre për të kapërcyer tërbimin e natyrës.

Ky operacion për shpëtimin e 3 personave, një inxhinier nga Volos, një gjeometër-inxhinier nga Larisa dhe një nën-inxhinier nga zona e Almyros që punonin për ndërtimin e një rezervuari, zgjati më shumë se 10 orë.

Menjëherë pas shpëtimit ata u dërguan në Qendrën Shëndetësore Almyros, ku u raportua se ishin në gjendje të mirë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne