Fluks lëvizjesh në Morinë, mbi shtatë mijë pushues nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Ulja e temperaturave nuk i pengon qytetarët e Kosovës që të dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdet.
 
Burime bëjnë me dije se fluks i madh makinash është shënuar në Morinë, thuajse i njëjtë me fundjavat e tjera.
 
Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë kaluar në Morinë dhe destinacioni kryesor i tyre është bregdeti.
 
Ndërkohë forcat e policisë kufitare po përpiqen që të përshpejtojnë punën e tyre në mënyrë që të shmangin radhët e gjata të pritjes./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne