“S’dua para e as ushqim por një jetë më të mirë”, vajza nga Afganistani shpërthen në lot pasi kapet nga policia shqiptare: S’jemi terrorist!

“Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroristë”. Kështu deklaroi një vajzë e re nga Afganistani, e cila është kapur nga policia e Pogradecit, bashkë me 5 të tjerë, pasi kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë. Mes lotëve dhe duke u ngashëryer, vajza trondit me rrëfimin e saj, ndërsa pohon se ajo kishte udhëtuar me ditë të tëra për një jetë më të mirë.

“Vijmë nga Greqia. Jemi nga Afganistani. Ne vijmë për një jetë më të mirë, pasi vendi ynë… (Qan) Unë jam e re, dua të shkollohem. Nuk dua ushqim, nuk dua para, dua shkollë. Nuk mund të më kuptoni. Është e vështirë. Policia na mori, por ne nuk jemi terrorist. Mami im është në Tiranë, unë jam me babin”, tha ajo për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Lorena Kodra.

foto galeri

foto galeri

Burime zyrtare nga policia thanë se 6 refugjatë afganë u kapen nga policia në hyrje të Pogradecit, në zonën e quajtur “Enkelana”. “BalkanWeb” mëson se mes tyre 3 të rritur dhe 3 fëmijë, të cilët thuhet se kishin ardhur në këmbë nga një kapmi i Greqisë drejt Korçës e më pas në Pogradec.

Ata janë parë nga kalimtarë të rastit si fillim që i kanë gjetur duke qarë në rrugë pasi kishin mbetur aty. Emigrantët janë shprehur se kishin ecur pre 7-8 ditësh për të mbërritur deri në Pogradec. Edhe një refugjat tjetër u shpreh se po tentojnë të ikin në një vend më të mirë drejt BE. Ata u morën nga policia kufitare dhe u transportuan drejt Korçës për procedura të mëtejshme./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne