Devijuan rrugë dhe përplasën makinën, si i shpëtuan babë e bir atentatit në Durrës. Ja pamjet nga vendi i ngjarjes (Video)

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e ndodhur sot në Durrës, tek rruga “Pavarësia”, pranë Urës së Dajlanit, ku mbetën të plagosur babë e bir, Armando Baboçi (Gjini), 39 vjeç dhe Erald Gjini, 19 vjeç.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet e para nga vendi i ngjarjes, teksa raporton se për t’i shpëtuar atentatit, babë e bir kanë devijuar makinën dhe e kanë përplasur dyshohet me një bordurë. Më pas kanë ndaluar dhe kanë dalë nga makina.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Pranë vendit të ngjarjes është edhe një shkop bejsbolli, karrige të përmbysura e sende të tjera, çka flet për një konflikt fizik të mundshëm para se të nxirreshin armët. Për shkak të planit të masave të dy ditëve të fundit, forcat e policisë kanë qenë afër dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

6 persona, dyshohet të gjithë nga familja Tatozi nga Durrësi, janë shoqëruar nga policia. Mes dy familjeve flitet për një konflikt që ka çuar në plagosjen e babë e bir./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne