Opinion

Cili është problemi i Qipros?

Për arsye krejtësisht të ndryshme, të dy popujt e Qipros e konsiderojnë gjendjen e tanishme si të papranueshme. Për të përmirësuar çdo kusht, ekziston një nevojë absolute për të bërë një prognozë të duhur dhe një diagnozë të saktë. Cili është problemi i Qipros? Para se kjo pyetje të marrë një përgjigje adekuate dhe të saktë, nuk do të jetë e mundur një rezolutë.

A është problemi i Qipros një problem prej ndërhyrjes ushtarake? Apo është një problem i pushtimit? A është ky një problem prej refugjatëve dhe personave të zhvendosur? A mund të jetë një problem i pronave të humbura? Të gjitha këto dhe të tjera të ndryshme janë shumë të rëndësishme, por ato nuk janë “shkaku kryesor” i problemit që ka sfiduar të gjitha përpjekjet për zgjidhje që nga viti 1968 i fillimit të proçesit të bisedimeve të Qipros. Ato janë disa nga nënproduktet e problemit.

Problemi i Qipros buron nga pyetja se si të ndahet pushteti dhe sovraniteti midis dy komuniteteve politikisht të barabarta të Qipros: njerëzit qipriotë grekë dhe turq. Ishin këto dy komunitete – me ndihmën dhe drejtimin e Turqisë, Greqisë dhe kolonizatorëve të Britanisë – që vendosën të krijonin Republikën e Qipros në vitin 1960, si një federatë efektive.

Populli qipriot turk nuk e tradhëtoi traktatin apo angazhimet e tij kushtetuese. Megjithatë, për grekët qipriotë, republika e vitit 1960 ishte vetëm një hap në kërkimin e tyre për të arritur “enosis”, apo bashkim me Greqinë. Kryepeshkopi Makarios III, kreu grek qipriot që u bë president i shtetit të ri, ishte besnik ndaj plebishit “enosis” të vitit 1950, të orkestruar nga Makarios II, dhe e konsideroi pavarësinë nga Britania si një zhvillim që i çoi grekët qipriotë një hap më afër arritjes së qëllimit të aneksimit në Greqi.

Makarios III – i cili pasoi Makarios II si kryepeshkopi i Kishës së Qipros – bëri vizitën e tij të parë dhe të fundit në Ankara si president i efektshëm i Republikës së Qipros në datat 22-26 nëntor 1962.

Dy ishin pikat kryesore që bënin pjesë në axhendën e Makariosit në Ankara: 1) Propozimi për bërjen e një ndryshimi në kushtetutën qipriote, dhe 2) kërkimi i ndihmës së Turqisë për të kapërcyer një mungesë akute të ujit në ishull.

Ai donte t’i maste pulsin Turqisë, një nga tre fuqitë garantuese së bashku me Greqinë dhe Britaninë, para se të merrte ndonjë veprim.

Ankaraja nuk i miratoi planet kushtetuese të Makarios për ndryshime. Cilat ishin ndryshimet e kërkuara nga Makariosi? Kryesisht, Makariosi kërkoi që presidenti grek qipriot dhe nënkryetari turk qipriot të zgjidheshin në tërësi nga Shtëpia e Përfaqësuesve e dominuar nga qipriotët grekë (e jo nga anëtarët qipriotë grekë dhe qipriotë turq veç e veç); heqjen e kompetencave të vetos për qipriotët turq; zvogëlimin e komponentit të qipriotëve turq në krahët civile dhe ushtarake të qeverisë; shfuqizimin e votimit të veçantë të komunitetit për çështjet fiskale, elektorale dhe disa të tjera, dhe dhënien fund të ndarjes së qeverisjes lokale në qytetet e përziera nëpërmjet unifikimit të komunave.

Pra, qëllimi ishte për të zhdukur karakterin “federatë efektive” të Republikës së Qipros, dhe transformimin e saj në një shtet grek me një pakicë të privilegjuar turke. Qipriotët turq e kundërshtuan këtë, Ankaraja qëndroi me qipriotët turq dhe, në mesnatën e 20-21 dhjetorit, qipriotët grekë filluan implementimin e të ashtuquajturit plani “Akritas” në rrethin Tahtakale të Nikosisë, me qëllim zhdukjen e të gjithë qipriotëve turq nga ishulli në më pak se 24 orë, ose para se Turqia të mund të ndërmerrte ndonjë veprim për të mbrojtur qipriotët turq.

Qipriotët turq rezistuan. Ata vazhduan rezistencën e tyre deri në korrik të vitit 1974, kur përkrahësit e bashkimit me Greqinë organizuan një grusht shteti, pasi u frustruan me dështimin e regjimit të Makarios për të kapërcyer “pengesën qipriotët turq”, duke ndezur një luftë civile në mesin e qipriotëve grekë. Qindra të majtë dhe kundërshtarë të bashkimit me Greqinë u torturuan, u vranë me gjakftohtësi apo edhe u varrosën të gjallë. Ndërhyrja turke i shpëtoi qipriotët turq nga një kërcënim shumë serioz ekzistencial, por edhe vendosi një ndalesë të plotë për fushatën vicioze të ekzekutimit nga mbështetësit e “enosis” ndaj të gjithëve që ishin kundër ëndrrës së tyre të egër.

Një zgjidhje për problemin e Qipros është e mundur vetëm nëse bëhet diagnoza e saktë dhe nëse shërohet çrregullimi akut psikologjik në komunitetin qipriot grek – i cili u shfaq me legjislacionin më të fundit për të përkujtuar “enosis” nëpër shkolla . “Taksim” apo Ndarja e ishullit midis Greqisë dhe Turqisë, apo kalimi i Qipros verior nën Turqinë, është një çrregullim social po aq problematik, por falë Zotit nuk është aq akut si çrregullimi “enosis” në anën greke.

E kaluara e afërt e ishullit, gjithsesi, tregon se edhe në qoftë se një e ardhme e përbashkët nën një çati federale mund të dëshirohet nga udhëheqësit politikë të të dyja palëve, për sa kohë që aspiratat e këqija, haluçinacionet dhe utopitë mbeten në gjumë, zgjidhja më e mirë e mundshme ndoshta do të jetë bashkëjetesa krah për krah e dy shteteve të Qipros nën ombrellën e BE-së. Mënyra më e mirë e daljes nga ky moçal mund të jetë që njëra anë të bëjë lëshime territoriale dhe tjetra të ndajë territorin dhe sovranitetin e ishullit me “gjysmën tjetër”.

Përndryshe, dhimbjet e plagëve të shkaktuara nga “tjetri”, do të vazhdojnë të ndjekin të gjitha perspektivat për një zgjidhje. / © Gazeta Impakt

Burimi: Hurriyet

GAZETA IMPAKT

Vendos Koment

Click here to post a comment

OPINIONE