Samuel Laze
Tashmë prej vitesh një pllakë përkujtimore e Heroit Kombëtar të Hungarisë është e vendosur në qendrën e qytetit të themeluar nga Sulejman Pasha. Hunjadi Janosh doli në skenën historike në kohën e Sulltan Muratit II. Pasi arriti një sukses ndaj osmanllinjve gjatë viteve 1442-1443 dhe firmosjes së Marrëveshjes së Segedinit në sajë të së cilës bejllëku i Osmanit (në atë kohë s’ishte bërë ende Perandori) u tërhoq pjesërisht dhe përkohësisht nga Rumelia, iu rrit nami e fama dhe u kthye në një hero kombëtar. Mirëpo ky hero i hiperbolizuar në 1444 humbi betejën e Varnës (Bullgari), në 1448 pësoi disfatë në Betejën e II të Kosovës dhe në 1456 duke u përpjekur për të mbrojtur Beogradin nga rrethimi i Fatih Sulltan Mehmetit u plagos dhe vdiq. Për ironi këtij heroi (!) një nga goditjet më të madhe ia dhanë jeniçerët shqiptarë të cilit ishin njësia speciale (ordu-i hassa) shtetërore. Në dinastinë osmane gjuha e shkencës ishte ajo arabe, e letërsisë – perse, e administratës turqishtja, ndërsa gjuha e shpatës ishte shqipja!
Megjithatë, përveçse nga ana historike vendosja e një përmendoreje të tillë në Tiranë është offside, me kriteret e sotme Hunjadi Janosh klasifikohet si element i ekstremizmit të dhunshëm dhe kriminel lufte. Pa u zgjatur do ta shpjegojmë shkurtimisht në 4 pika:
Pika 1: Instrumentalizimi i ndenjave, simboleve, doktrinave religjioze me qëllim rekrutimin, mobilizimin dhe radikalizimin e individëve për të kryer, nxitur, lehtësuar dhe justifikuar akte vrasje ose dhune vdekjeprurëse ndaj personave të mbrojtur ose civilëve jashtë kornizës së ligjshme për përdorimin e forcës sipas standardeve ndërkombëtare.
Një shembull tipik i kësaj (por jo i vetëm) është realizimi i Kryqëzatës më të madhe në histori ndaj osmanëve (1443) ku me ndrëmjetësimin e Papatit u përfshinë në këtë aleancë hungarezët, serbët, vllehët, gjermanët, francezët, belgët, bullgarët, një tufë shqiptarësh dhe bosnjakët. Gjithashtu në këtë aleancë kryqtare u bënë pjesë edhe turqit e bejllëkut të Karamanollit (Karmanoglu). Ky mobilizim ndërkobëtar (!) është në të njëjtën linjë me organizatat e sotme terroriste të ISIS-it, El-Nusrës, El- Kaidës etj… të cilat shkaktojnë tmerr me prapavijë fetare. Zaten, qëllimi i formimit të këtyre organizatave terroriste të cilat vrasin në emër të Allahut (!) është vetëm cënimi i imazhit të Islamit dhe myslimanëve në sytë e opinionit publik. Pa dyshimin më të vogël këto organizata janë një version modern i sofistikuar i kryqëzatave të cilat nën emrin dhe perden e “xhihadit” kryejnë “bellum sacrum”. Një shembull tipik të kësaj kryqëzate e shohim në mediat shqiptare (!) të cilat publikimin e lajmeve me “ekstremistë myslimanë” e kanë kthyer në vird mujor…
Ata që vrasin e bombardojnë nuk mund të kenë asnjë të përbashkët me botëkuptimin e lartë e liridashës që urdhëroi Hz. Muhammedi (a.s.m) . Në sajë të atij pejgamberi të dashur që është Krenaria e Gjithësisë dhe krijesa më e përsosur, shoqëria e asaj kohe pësoi një ndryshim unik në histori dhenë një kohë të shkurtër nga një qendër e injorancës në të cilën çelësat e mendjes i kishin flakur në detin e shkretëtirës, ku fëmijët varroseshin për së gjalli dhe jeta e njeriut vlente sa një lëvizje shpate, u shndërruan në kandilin ndriçues të botës me shkencën e diturinë që përçuan dhe në simbolin e dashurisë saqë kur ecnin në rrugë frikësoheshin se mos lëndonin ndonjë milingonë. Është për këtë arsye që në literaturën islame ajo periudhë madhështore dhe e pashoq emërtohet si asr-i saadet…
***
Pika 2: Keqtrajtimi, vrasja dhe aplikimi i çfarëdolloj forme dhune ndaj pengjeve të luftës.
Në vitin 1442 komandanti osman, Mezid beu duke duke depërtuar Eflakun (sot. Rumani) arriti të hyjë në territorin e Erdelit (Transilvani) dhe rrethoi Hermannstadin që ishte qendra e asaj zone. Mezid beu i cili kishte arritur sukses deri në atë pikë, këtu pësoi një disfatë sepse Hunjadi Janos i cili vrapoi në ndihmë të Hermannstadit e la kalanë dhe filloi të përplasej me të. Në këtë mënyrë ushtria osmane ngeli në mes dy ushtrive. Hunjadi Janos i masakroi në mënyrë brutale pengjet e luftës ndërsa ata që u arratisën i përndoqi përgjatë Eflakut. Pushtoi shumë qytete dhe kala osmane përgjatë Danubit dhe popullin e thjeshtë e kaloi përmes shpatës. Në këtë mënyrë pas këtij suksesi filloi fama e Hunjadi Janosit.
Pika 3: Nuk do e përmendim këtu...
Pika 4: Masakrimi i popullsisë civile i cili përbën krim lufte dhe vrasjen ose ushtrimin e dhunës së rëndë ndaj personave civilë që nuk marrin pjesë drejtpërdrejtë në armiqësi.
Përveç masakrës ndaj civilëve në vitin 1442 që e përmendëm në pikën 2, një rast tipik i brutalitetit të Hunjadi Janosit konstatohet në 1454 kur pasi forcat serbo-hungareze vërshuan drejt njësive osmane, të cilave iu shkaktuan disfatë dhe i morrën peng, avancuan më tej duke pushtuar totalisht territoret osmane përgjatë Vidinit (Bullgari) dhe Nishit, iu vunë zjarrin dhe shumë civilë i kaluan përmes shpatës…
Këto shembuj të përmendur në mënyrë sipërfaqësore janë vetëm sa për të krijuar idenë e nivelit të brutalitetit të cilin kishin përvetësuar ushtritë serbo-hungareze dhe aleatët e tyre në Evropën mesjetare.
Prandaj, autoritet shqiptare (!) duhet të tregohen më racionale në përcjelljen e mesazheve të tilla diplomatike ndërkombëtare me anë të simboleve, duke u kujdesur që të shërbejnë si promovuese të paqes, tolerancës e stabilitetet dhe jo duke reklamuar figura që janë simbol i luftës dhe terrorit!
/gazetaimpakt

















