Çmenden xhihadistet iraniane: sulmojne Rexhep Mejdanin, Shaban Sinanin dhe Ali Aliun

Një vizitë që ish presidenti Rexhep Meidani, studiues dhe gazetarë nga Shqipëria kanë bërë në Iran, ka acaruar muxhahedinët iraniane që jetojnë në Shqipëri. Xhihadistet kane denoncuar akademiket dhe studiuesit shqiptare pse ata kane vizituar Iranin. Qëllimi i vizitës se shqiptareve nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia ka qenë pjesëmarrja në një ceremoni përkujtimore për Naim Frashërin, që u zhvillua në Teheran. Pjesë e delegacionit ishin edhe studiuesit Shaban Sinani, Ali Aliu etj.

Por në një njoftimin për mediat, muxhahedinët ngrenë pyetjen “se si një regjim, i cili shpesh burgos poetë dhe shkrimtarë ose i detyron ata të ikin në mërgim, papritur rizbulon shpirtin e tij kulturor?” Sipas muxhahedinëve qëllim i kësaj mikpritjeje të delegacionit shqiptar ka qenë përhapja e propagandës kundër tyre.

“SHUMË NGA PJESËMARRËSIT NË CEREMONI ISHIN ANËTARË TË SHOQATËS NEJAT, NJË DEGË E MINISTRISË IRANIANE TË INTELIGJENCËS (MOIS), ME NJË MANDAT TË DEKLARUAR PËR TË DEMONIZUAR DHE SHPËRBËRË OPOZITËN KRYESORE DEMOKRATIKE MOXHAHEDINËT E POPULLIT TË IRANIT (PMOI OSE MEK)” SHKRUHET NË NJOFTIMIN PËR MEDIAT.

Por muxhahedinët kanë dyshime se anëtarë të delegacionit janë rekrutuar nga Irani kundër tyre dhe për këtë, këshillojnë qeverinë shqiptare që “të parandalojë masa të tilla nga shërbimet sekrete të regjimit iranian kundër PMOI dhe rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë nga regjimi iranian”.

Nuk dihet se për kë nga anëtarët e delegacionit bien dyshimet e muxhahedinëve se është rekrutuar nga Irani. Njoftimi për media është shpërndarë nga Struan Stevenson, Koordinator i Fushatës për ndryshimin e Iranit. / Lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne