Franca lëshon urdhër arresti për Princeshën e Arabisë Saudite

Një gjykatë franceze ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Hassa bin Salman, vajzën e mbretit saudit Salman bin Abdulaziz Al-Saud, sipas disa burimeve hetimore të raportuara nga Reuters.

Urdhër arresti lidhet me një sulm të bërë nga truproja e saj ndaj një punëtori në banesën pariziane të princeshës. Princesha Hassa kërkohet për tu pyetur lidhur me dhunën me armë, rrëmbim, vjedhje dhe kërcënim me vdekje, akuza që bien mbi truprojën e saj, tha burimi për Reuters.

As ambasada e Arabisë Saudite dhe as qeveria saudite nuk kanë bërë ndonjë koment të menjëhershëm.

Marrëdhëniet midis Francës dhe Arabisë Saudite deri tani kanë qenë në një nivel të ulët. Gjatë presidencës së Francois Hollande, 2012-2017, Franca mbajti lidhje të ngushta me shtetet e Gjirit, përfshirë edhe Arabinë Saudite. Me ardhjen e Emmanuel Macronit, i cili mori presidencën majin e kaluar, Franca ka kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve me Iranin, rivalin e Arabisë Saudite për influencën rajonale.

Princi i kurorës Mohammed bin Salman pritet që në muajin prill të vizitojë Parisin, edhe pse kjo datë thuhet se është shtyrë disa herë./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne