Rrëzohet në Irak helikopteri amerikan, humbin jetën shtatë ushtarë amerikanë

Shtatë ushtarë amerikanë humbën jetën, pas rrëzimit, një ditë më parë të një helikopteri, në perëndim të Irakut, raportoi sot një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

”Shtatë personat në bordin e helikopterit mendohet se kanë vdekur të gjithë”, sqaroi ky zyrtar duke siguruar se të gjithë personat në bord ishin ushtarakë.

Kjo ishte një linjë e transportit të trupave nga Iraku drejt Sirisë, pak pasi komanda ushtarake amerikane për Lindjen e Mesme (CENTCOM) bëri të ditur në një deklaratë se rrëzimi i helikopterit nuk mendohet të jetë si rezultat i një goditje nga ana e palës kundërshtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne