Çmendet Moikom Zeqo, kerkon burg per kritiket qe tregojne Skenderbeun si serb

Ish-enveristi i veteshpallur si historian, Moikom Zeqo, ka leshuar se fundmi nje deklarate te çmendur ne gazeten Dita, te djemve te Arta Dades. Ne kete interviste, Moikomi me emer rus (Moikom do te thote komunisti im ne rusisht) dhe me mbiemer arab Zeqo kerkon te ndryshoje historine me pahir, sikur i ka ndryshuar edhe Enver Hoxha dhe Ismail Kadareja emrin e tij nga Molotov ne Moikom. Ai kerkon qe shqiptareve tu hiqet e drejta e fjales dhe askush te mos kritikoje apo analizoje dordolecin serb te Rilindjes shqiptare, Skenderbeun. Ashtu sikur Molotov Moikom Zeqoja qe emrin e ka rus dhe mbiemrin arab, dhe nga pamja gjenetike duket si kolon anadollak ne Shqiperi – por qe hiqet si ajka e shqiptareve, keshtu Zequa kerkon te shqiptarizoj me pahir edhe mitin e Skenderbeut. Ne intervisten qe ka dhene me analfabetet e cunave te Arta Dades, Zequa sulmon historianian turk Talha Ugurluel, ambasaden turke ne Shqiperi dhe muslimanet shqiptare. Zequa, qe flet si “e ema e Zeqos ne maje te thanes” kerkon te instaloje diktaturen e enverizmit ne Shqiperi. Te denoje dhe persekutoje ata historiane, fetare dhe mendimtare shqiptare apo te huaj qe vene ne pyetje idiotesine e nacionalizmit shqiptar me dordolecin serb te Skenderbeut.

Po emrin e tij Molotov Moikom Zequa a do na lejoj qe t’ia komentojme? Apo do kerkoje qe te mbroj edhe te kaluaren e tij me kercenimet e diktatures se enverizmit?

 

Skënderbeu si histori dhe antihistori

Kundër shpifjeve  dhe sulmeve absurde ndaj Skëndebeut. (Intervistë e Moikom Zeqos dhënë gazetares Valeria Dedaj)

Historiani dhe studiuesi i letrave shqipe, Moikom Zeqo, tregon arsyet se përse Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, duhet të mbrohet kushtetutshmërisht. Sipas, tij kjo gjë duhet të fillojë nga struktura etike e medieve shqiptare, të cilat nuk duhet të lejojnë kritika të tilla denigruese mbi Skenderbeun. Ndërsa, për Talha Ugurluel (“historianin” turk që sulmoi figurën e Skënderbeut në Lezhë), mendon se, statusi i Ugurluel-it, që u përpoq të hidhte baltë mbi figurën e Heroit tonë Kombëtar është i papërfillshëm, sepse nuk është as “historian” dhe as “shkencëtar.” Megjithatë duhet që ky individ të shpallet non grata, në mënyrë që raste të tilla mos të përsëriten më. Ndërsa institucionet vendase, që vetëdija e brezave të rinj të rritet për figurat kombëtare dhe të mos mbetet virtual, duhet të thellohen edhe më tepër në studimet e këtyre figurave.

Zeqo mendon se shqiptarët nuk i bashkon vetem  gjuha, aq sa i bashkojnë emra, si Skënderbeu, Marin Barleti, Gjon Buzuku, Onufri, Pjetër Bogdani, Fan Noli, Faik Konica, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Jeronim De Rada, Migjeni etj,qe perbejne strukturen e Kujteses Kombetare.

Teksa rendit raste konkrete, se si vendet e tjera punojnë për forcimin e kujtesës ndaj figurave kombëtare, shton se, për Gjergj Kastriot Skënderbeun, përveçse duhet që të ketë botime, në të cilat të dihet se çfarë është shkruar, duhet edhe që të krijohet Qendra Studimore “Skënderbejane”  edhenë Itali, e cila mund të funksionojë edhe në Krujë, Tiranë, Prishtinë, Tetovë, në Kozenca etj.

-I nderuar  Moikom, si duhet të përkthehet deklarata e “historianit” turk Talha Ugurluel-it, ndaj figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, me mohime absurde dhe antihistorike?

-Ai u përpoq që të hidhte një baltë të neveritshme mbi figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Së pari, statusi i këtij njeriu është i papërfillshëm, sepse nuk është as “historian” dhe as “shkencëtar”. Mund të jetë shtetas i Turqisë, por nuk përfaqëson Turqinë. Megjithatë, mllefin dhe konceptin, që ka ndaj Skënderbeut, unë e kam vënë re, si mentalitet dhe tek njerëz të tjerë, nganjëherë edhe te diplomatë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë që disa sekte myslimane vehabite, ekstremiste të skajshëm, duke e konsideruar veten myslimanë, hedhin poshtë Nënë Terezën dhe Gjergj Kastriot Skënderbeun. Në raste të tilla, deklaratat e të vetëquajturve imame, që mund të jenë edhe shqiptarë me origjinë, kundër këtyre dy figurave, janë zëra në minorancë, që nuk përfaqësojnë asgjë.

-A duhet që të ketë një strukturë etike për mbrojtjen e këtyre figurave?

-Mendoj se figurat, siç është Skënderbeu, që kanë vlerë kushtetuese (të mbrojtur kushtetushmërisht), duhet patjetër që të jenë edhe në strukturën etike të medieve shqiptare. Në mënyrë kategorike, mediet shqiptare nuk duhet të pranojnë, që të shahet Gjergj Kastriot Skënderbeu. Të gjithë heraldiket që kemi ne, duke filluar që nga flamuri, por edhe heraldiket e tjera, ku paraqitet përkrenarja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, janë simbole identifikuese të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Pra, janë kredenciale të kombit shqiptar.

Unë mendoj se edhe statusi i njerëzve që flasin në medie duhet parë; përse duhet të bëhej publike një thënie delirante apo armiqësore e një të vetëquajturi historian?! Për të hapur një debat artificial, i cili është steril në esencë apo për të treguar një alarm? Alarmi që, për figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut nuk ka më tabura, nuk ka më elementë të mbrojtjes së logjikës historike, por përkundrazi mund të shahet lehtësisht. Të gjitha këto lidhen me pakuptueshmërinë relativiste  te mediave dhe me vetëdijen tonë për historinë e Shqipërisë.

Një kritikë shkencore ,apo një mendim alternativ për figurat historike, pa sharje, mund të krijojë debat. Por, kjo është çështje shkencore. Ndërsa, sharjet ndaj figurave që përfaqësojnë kredencialet, shpirtin dhe çdo gjë të shenjtë që kemi në shqiptarët, në mënyrë kategorike nuk duhet as të pasqyrohen në media, sidomos kur këto gjëra thuhen nga njerëz pa asnjë lloj përfaqësimi. Kam njohur edhe historianë turq, që kanë prezantuar tezat e tyre shkencore, por me mirëkuptim.

-Reagimi ndaj kësaj figure a duhet të jetë vetëm publik apo duhet të ketë edhe penalitet ligjor?

-Kjo figurë, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ka një mbrojtje kushtetuese, prandaj çdo përçmim dhe sharje ndaj tij, duhet të ketë një paralajmërim. Detyrimisht, ambasadat turke që kemi në Shqipëri duhet të kenë një lloj përgjegjësie, t’i tërheqin vëmendjen dhe të marrin një lloj mase për të, duke nisur që nga verifikimi, nëse është apo jo shtetas i Turqisë. Që mos të përsëriten më gjëra të tilla. Mendoj se ky person duhet të shpallet non grata.

-Po nga institucionet tona?

Duhet të ketë një veprim. Kjo ka të bëjë me fuqinë konceptuale dhe me vetëdijen e shtetit dhe kombit shqiptar. Shpesh te ne, kjo vetëdije është e zbehtë. Aq më tepër që, gjenerata e re është pak indiferente dhe nuk ka njohje në thellësi për figurën madhështore të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ne nuk mund të lejojmë që thashethemet, mllefet apo deliret, kundra kësaj figure, të kenë statusin e një lirie në të folur. Në emër të kujt është kjo liri e të folurit?! Perversitetit?! Perversiteti nuk është status, është anti-status.

-Nuk është hera e parë, që hidhet baltë mbi figurën e Skënderbeut. Para dy vitesh u gjet një statujë e përçudnuar e heroit tonë kombëtar, në Qafë Kashar të Tiranës…

-E vërtetë, u gjet një pseudoskulpturë në bronz, ku Skënderbeu paraqitej me forma të përçudnuara, ishte një skulpturë groteske, e cila bëri bujë të madhe në atë kohë. Dikush e ka bërë, prandaj shikoj se ky sekt ka fituar një lloj terreni, te myslimanët ekstremist, që nuk kanë të bëjnë me islamin e vërtetë. Ata mendojnë që Skënderbeu është një figurë anti-islamike, tradhtare, sepse ka “tradhtuar” islamin. Thjesht marrëzira të in-absurdes, por që duhet pasur kujdes. Nëse ne i ndalojmë këto, duke mos i bërë publike, fare mirë mund të shmangen dhe debatet, që mund të quhen sterile.

-Si mund ta përforcojmë statusin e këtyre figurave kombëtare?

-Çdo e keqe ka një të mirë. Ne, këtej e tutje duhet të përforcojmë statusin kushtetues, që ka një figurë unikale, përfaqësuese për kombin shqiptar, siç është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Mendoj se duhet të nxirret një mësim. Ky mësim mund të jetë një katharsis edhe për ne shqiptarët, që kemi një koncept për këtë figurë.

-Përveçse përforcimit të statusit kushtetues, brezat e rinj, si duhet t’i thellojnë njohuritë e tyre?

-Njohja themelore për brezat e rinj, në mënyrë institucionale, të patjetërsueshme dhe të pazëvendësueshme, është vetëm arsimi. Unë jam i bindur, por nëse ne e vërtetojmë, që në këta 25 vjet arsimi i mesëm dhe i lartë në Shqipëri është me tipare virtuale, formale dhe jo në substancë, aq sa është zbehur dhe njohja e figurave të tilla, siç është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Çfarë na bashkon ne shqiptarët? Ne themi se na bashkon gjuha. Por, gjuha edhe mund të na ndajë, sepse me të njëjtën gjuhë edhe shahemi me njëri-tjetrin, në mënyrë të skajshme. Atëherë çfarë na bashkon? Janë disa figura, të cilat në mënyrë konsensuale janë të përbashkët për të gjithë ne, pavarësisht ideve politike. Është Skënderbeu, Marlin Barleti, Gjon Buzuku, Onufri, Pjetër Bogdani, Fan Noli, Faik Konica, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, De Rada, Migjeni etj. Ne quhemi shqiptarë, sepse në kujtesën tonë janë këta emra.

-Dhe së fundmi, ju si historian çfarë sugjeroni për të bërë më konkretisht?

-Unë mendoj se Shqipëria duhet të ketë detyrimisht një qendër, (që mund ta hapë edhe në Itali), që mund të quhet Qendra e Studimeve Skënderbejane. Për Migel Servantes, spanjollët nuk kanë lënë shtet, pa ndërtuar një qendër servastiane. Po ashtu edhe italianët për poetin e tyre Dante Aligeri. Nëse ata janë të njohur mjaftueshëm, përse ndërtohen këto qendra?! Mendoj se, nëse nuk studiohen mund të zbehen dhe në kujtesë. Prandaj ne duhet detyrimisht të kemi Qendrën e Studimeve Skënderbejane. Kjo qendër mund të jetë edhe në Itali, Krujë, Tiranë, por duhet të jetë edhe në Prishtinë, në Tetovë, por në Kozenca tek arbëreshët në Kalabëri. Gjithashtu duhet të jetë edhe në Francë, sepse atje ka sheshin më të madh me emrin “Skënderbe”.

POST SCRIPTUMI I INTERVISTES:

Talha Ugurluel-Një video e transmetuar, së fundmi, në mediat online, tregon “historianin” turk Talha Uğurluel, që sulmon Heroin Kombëtar të Shqipërisë, gjatë një turi në vendvarrimin e tij në Lezhë. “Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKKurde. Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi te jetojnë, si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmaneve, apo si Skënderbeu tradhtar”, shkruajnë mediat. Bashkia e Lezhës, Uğurluel-in, e ka shpallur non grata.

Në vitin 2014, një statujë e përçudnuar e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut u gjend e hedhur në Qafë Kashar të Tiranës. Asokohe, Ministria e Kulturës, e ndoqi ngjarjen dhe doli në përfundim, se statuja nuk ishte objekt i trashëgimisë kulturore, por i paidentifikuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne