Rajoni

Spasovski: Ta bëjmë Ballkanin dhe rajonin më të sigurtë

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, sot hapi takimin e nismës francezo-gjermane për koordinim të donatorëve lidhur me trafikimin e paligjshëm të armëve në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për mediat para fillimit të seminarit, ministri Spasovski falënderoi Ambasadën e Francës dhe Gjermanisë për zbatimin e kësaj iniciative në kuadër të procesit të Berlinit që u hap në Trieste.

“Jemi të qartë në mesazhin tonë se do të bëjmë çmos në kuadër të negociatave tona për anëtarësim, por edhe në kuadër të të gjitha këtyre iniciativave që janë hapur me vendet e rajonit për të bërë Ballkanin dhe rajonin më të sigurtë”, tha ministri Spasovski.

Ambasadori francez në Maqedoni, Christian Timonie, theksoi se seminari është një ilustrim i vullnetit francezo-gjerman për të marrë pjesë plotësisht dhe që Maqedonia t’i bashkohet rrugës drejt Bashkimit Evropian (BE).

“Qëllimi është çlirimi i rajonit të Ballkanit nga armët e lehta që qarkullojnë pa kontroll. Pasi që është e mundur një ngjarje e rëndësishme, ne jemi shumë të kënaqur që zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm pranoi të hapë këtë seminar dhe në këtë mënyrë të demonstrojmë që Qeveria e Maqedonisë dhe autoritetet e saj se sa është e rëndësishme lufta kundër armëve të paligjshme të kalibrit të vogël”, tha ambasadori francez Timonie.

Burimi: AA