Çollaku: Kanë tentuar ta vrasin oficerin Dritan Zaganin pas denoncimit të tij

Gazetari i njohur investigativ, Basir Çollaku, deklaroi në emisionin “Studio e Hapur” në News24, se akuzat e Dritan Zaganit para tre vjetësh, sot po dalin të vërteta.

“Zagani nuk ka qenë i dënuar. Ai që është publikuar në media, është një dënim për dikë që është larguar nga detyra. Nëse Zagani do të qëndronte në detyrë, do ta kishin vrarë dhe kanë tentuar ta bëjnë atë. Vetëm një herë në gjashtë muaj i vajti prokurori. I janë futur në qeli trafikantë, vetëm për ta provokuar, që ta vrisnin më pas”, – tha Çollaku.

Sot, ish-oficeri i antidrogës ka fituar statusin e azilantit politik në Zvicër, por gjatë një interviste të para disa ditëve, Zagani tha se ishte gati të dëshmonte në lidhjen me çështjen “Habilaj-Tahiri”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne