Comey do të dëshmojë publikisht për Trumpin dhe hetimin për Rusinë

James Comey, ish-drejtori i FBI-së, i cili u shkarkua nga presidenti Donald Trump javën e kaluar, do të dëshmojë për eksperiencat e tij me Trumpin dhe për hetimin e byrosë për lidhjet Rusi-Trump, kanë thënë ligjvënësit në Amerikë.

Deri më tani nuk është caktuar asnjë datë se kur Comey do të bëj paraqitjen e tij publike para Komitetit të Inteligjencës të Senatit, por me gjasë një gjë e tillë do të ndodhë muajin e ardhshëm ka thënë Komiteti. Mark Warner, anëtari demokrat i këtij Komiteti, ka thënë se Comey “meriton një mundësi për të treguar historinë e tij. Për më tepër, amerikanët gjithashtu meritojnë mundësinë për ta dëgjuar atë”, ka thënë ai. Comey ka qenë në qendër të disa rrjedhjeve të informacione nga Shtëpia e Bardhë, që prej se është shkarkuar më 9 maj, përfshirë edhe raportimet se Trump i ka kërkuar atij që të heq dorë nga hetimi për lidhjet me Rusinë, ndaj ish-këshilltarit të tij për siguri kombëtare, Michael Flynn. Më 19 maj, New York Times ka raportuar se Trump i ka thënë diplomatëve rusë gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë se “sapo e kam shkarkuar drejtorin e FBI-së. Ai ishte i çmendur. Jam përballur me presion të madh për shkak të Rusisë. Tashmë kjo barë më është hequr”, Trump raportohet t’i ketë thënë ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne