“COVID-19 dhe financimet e fshehta? USAID, Daszak dhe e vërteta që po zbulohet”

Një seri e re zbulimesh po trondit opinionin publik lidhur me origjinën e COVID-19. Dokumente të bëra publike në Senatin Amerikan tregojnë për një projekt të financuar nga USAID me 200 milionë dollarë, ku përfshihet edhe fshehja e sekuencave gjenetike të virusit. Administrata Trump duket se po çon përpara betejën për transparencë, duke e cilësuar pandeminë si një krim kundër njerëzimit.

Mjeku i njohur Edvin Prifti ka reaguar mbi këto fakte, duke ngritur shqetësimin se e vërteta mbi pandeminë po dalëngadalë po zbulohet. Ai ka folur më herët për projektin Deffuse të vitit 2017, që sipas tij lidhet drejtpërdrejt me krijimin e COVID-19. Dokumentet e publikuara tani vetëm sa e forcojnë këtë tezë.

Postimi i plotëi mjekut Edvin Prifti:

USAID dhe coronagate!

Mesa duket administrata Trump e paska seriozisht per nxjerrjen e se vertetes mbi Covid19 duke e konsideruar si nje krim kunder njerezimit.

Me poshte gjeni emailin e Peter Daszak, presidenti i EchoHealth Alliance, agjensia qe beri projektin Deffuse ne 2017 (per te cilin kam shkruar disa here) per te prodhuar Covid19, e bere publike ne senatin amerikan.

Po i njejti individ shkruan nje email ne lidhje me nje projekt te USAID prej 200 milion dollare te investuara pikerisht ne projektet e Covid19.

Ai i shkruan bashkepunetoreve te tij qe te gjitha sekuencat gjenetike te Covid19 te mos behen publike nga Genetic Bank (pra versionet e perpunuara gjenetikisht te koronavirusit) pasi do te ishte jo e mirepritur nga ana e USAID. Financimi i USAID ishte vazhdim i financimeve te NIH drejtuar nga Antonio Fauci.

Me pak fjale presidenti Trump po i hap petet e lakrorit te helmatisur dhe po tregon nje te vertete te hidhur shume!/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne