COVID-19, FMN pret ndikimin më të madh ekonomik që nga “Depresioni i Madh”

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret “ndikimin ekonomik” më të keq që nga “Depresioni i Madh” për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

“Tashmë është e qartë, rritja globale do të kthehet ashpër në mënyrë negative në vitin 2020, siç do të shihni Pasqyrën Ekonomike Botërore javën e ardhshme”, tha drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva.

Georgieva tha se pandemia e koronavirusit ka shkatërruar rendin shoqëror dhe ekonomik me shpejtësinë e rrufesë, duke shkaktuar humbjen tragjike të jetës dhe një bllokim global.

Ajo njoftoi se takimet vjetore të pranverës, që do të mbahen javën e ardhshme me 189 anëtarët e kësaj organizate ndërkombëtare do të përqendrohen në këtë çështje.

Georgieva po ashtu theksoi se përderisa pritjet e rritjes globale ishin pozitive vetëm tre muaj më parë, ato që atëherë janë kthyer në një skenar negativ.

Instituti Ndërkombëtar i Financave i FMN-së po ashtu korrigjoi parashikimin e tij global për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për herë të parë në ulje prej 2.8 për qind. Parashikimi i saj vetëm tetorin e kaluar ishte 2.6 për qind.

Georgieva theksoi se virusi goditi çdo vend, por tregjet në zhvillim dhe vendet e varfra përballen me rrezik veçanërisht të lartë.

“Ne vlerësojmë se nevojat e jashtme bruto të financimit për tregun në zhvillim dhe vendet në zhvillim do të jenë në triliona dollarë. Dhe, ato mund të mbulojnë vetëm një pjesë të asaj më vete, duke lënë hendeqe të mbetura në qindra miliarda dollarë”, tha Georgieva.

Drejtoresha e FMN-së theksoi se ata kanë nevojë urgjente për ndihmë. Ajo po ashtu tha se përballë pandemisë, vendet në mbarë botën deri më tani kanë ndërmarrë masa që arrijnë në rreth 8 trilionë dollarë.

Ajo tha se nëse çështja e shpërthimit global zgjidhet në gjysmën e dytë të vitit 2020, ekonomia globale mund të shohë një rimëkëmbje graduale në vitin 2020 dhe 2021.

Pasi për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës, virusi është përhapur në mbarë botën me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Bazuar në të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, deri më tani nga virusi kanë vdekur mbi 96 mijë persona dhe janë infektuar mbi 1.6 milionë, ndërkohë janë shruar mbi 355 mijë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne