COVID 19/ Rama i përgjigjet Shoqërisë Civile për ndryshimet në Kodin Penal: Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare

Kryeministri i vendit Edi Rama i përgjigjet shoqatave të Shoqërisë Civile që kundërshtonin ashpërsimin e Kodit Penal për qytetarët që shkelin masat kundër koronavirusit, pasi sipas tyre, cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve.

Sipas tj, shoqatat mund të bëjnë propozime konkrete në rast se kanë, pasi tërheqje mbrapa nga qeveria nuk do të ketë.

STATUSI I PLOTE
‘Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?!Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?!Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?!Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?!E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithcka!
Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare.’-shkruan Rama.

Në një deklaratë për mediat, 30 organizata iu drejtuan Kuvendit të Shqipërisë, duke i kërkuar të rrëzojë në parim amendamentet e propozuara nga qeveria.

foto galeri

foto galeri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne