Cristiano Ronaldo zgjidhet futbollisti i vitit

Portugezi Cristiano Ronaldo (32) në solemnitetin me rastin e “The Best FIFA Football Awards” në Londër tashmë dy vite me radhë zgjedhet lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesi portugez çmimin e mori para rivalit të tij të madh Lionel Messi dhe brazilianit Neymar.

Për Ronaldo-n ky është çmimi i pestë lojtar më i mirë i vitit në botë në zgjedhjen e FIFA-s me çka është barazuar me Messi-n.

Për herë të parë sivjet FIFA ndau çmimin edhe për portier më të mirë, ndërsa ky çmim i takoi italianit Gianluigi Buffon.

Trajner më i mirë është zgjedhur Zinedin Zidane, i cili me Real Madridin fitoi katër tituj.

FIFA po ashtu zgjodhi edhe ekipin më të mirë në botë si Gianluigi Buffon (Juventus), Dani Alves (PSG), Leonardo Bonucci (Juventus/Milan), Sergio Ramos, Marcelo (Real Madrid), Luka Modriç, Toni Kroos (Real Madrid), Andres Iniesta (Barcelona), Neymar (Barcelona/PSG), Lionel Messi (Barcelona) dhe Cristiano Ronaldo (Real Madrid).

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne