Çuçi në krye të deputetëve socialistë, ja njoftimi për kryetaren e parlamentit

Ndonëse seanca e sotme plenare, e para e këtij sesioni zgjati vetëm 30 minuta, zhvillimet ishin të shumta dhe dinamike. Fillimisht u prezantua kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledar Çuçi, i cili mori detyrën nga Asambleja e PS-së pas emërimit të Taulant Ballës ministër i Brendshëm.

Sot Çuçi mori “OK” nga deputetët e PS-së, teksa shkresa i mbërriti dhe kryetares së Kuvendi sipas parashikimeve të Rregullores.

“Bazuar në nenin 16, pika 2 të Rregullores së Kuvendit dhe në Rregulloren e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, me dakordësinë e të gjithë anëtarëve të Grupit, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është zgjedhur z.Bledar Çuçi”, thuhet në njoftimin e socialistëve.

Po sot Nikolla ka lexuar një njoftim nga Partia Demokratike, e cila vinte në dijeni se kreu i grupit parlamentar të PD-së është kryetari i PD-së Lulzim Basha./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne