Shqiperia

Çuni Balliut, deputeti:Ju tregoj pse nuk u kontrollua dje banesa e Tahirit

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas raportit të anëtarëve të PS në Këshillin e Mandateve dërguar në Kuvend, ku nuk kërkuan arrestimin e Tahirit, por vetëm hetim të plotë të tij. Balliu e quan kontroll të paralajmëruar dhe të turpshëm, duke deklaruar se Tahiri është i vetmi trafikant droge i njoftuar publikisht nga organi i akuzës 72 orë para kontrollit të banesës.

Sipas tij, dje nuk u lejua kontrolli i banesës së deputetit, pasi kishte ende prova që e inkriminonin atë, ndërsa sot janë shkatërruar.

“Kontroll i paralajmëruar për Trafikantin. E TURPSHME! Grupi i Partise Socialiste tashme i inkriminuar nga IL CAPO DEI CAPI, vendosi me urdher te Kumbarit te tallet dhe te perbuze Shqiptaret me nje vendim te pa pare e te pa degjuar ndonjehere ne historine e nje vendi Demokratik.

Dje dhe sot, ky grup ka deklaruar qe Prokuroria e Krimeve te Renda nuk ka prova per perfshirjen e Sajmir Tahirit!

Por, pse dje nuk e lane Prokurorine te kontrolloje banesen e Tahirit kurse sot vendosen ta lejojne ate?

Sepse dje kishte ende prova ne banesen e trafikantit Sajmir Tahiri, sot nuk ka asnje prove qe e inkriminon ate, tani qe kane shkaterruar provat e Tahirit ne banesen e tij keta bashkepunetore te narkotrafikut japin autorizimin qe te kryhet kontrolli i baneses se ish-Ministrit, deputetit te perfshire ne krim.

Kjo eshte te tallesh me Shqiptaret dhe me Drejtesine. Sajmir Tahiri eshte i vetmi trafikant i droges i cili publikisht eshte njoftuar nga organi i akuzes 72 ore perpara per kontrollin e baneses! Ky eshte TURP!”, shkruan Tahiri.

balliu fb

OPINIONE