Daçiç flet për Kosovën: Nëse është çështja për njohje apo asgjë, atëhere jemi për asgjë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka bërë të qarta synimet e Serbisë për rinisjen e dialogut.

Ivica Daçiç i vendos ‘kusht’ Kosovës, se nëse ajo futet në dialog për vetëm për t’u njohur nga Serbia, atëhere kjo e fundit do të zgjedhë mos bëhet asgjë.

Daçiç kështu duket se i përgjigjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha dje se Kosova futet në dialog me një qëllim, për t’u njohur nga Serbia.

Por Daçiç duket se nuk i frikësohet kësaj deklarate, pasi bën të qartë se mes njohjes dhe asgjëse, Serbia do të zgjedhë asgjënë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne