Daily Telegraf: Ushtria e Mianmarit po vret myslimanët

Gazeta angleze Daily Telegraf në një artikull të saj shkruan se ushtria e Mianmarit po kryen vrasje masive dhe gjenocid ndaj myslimanëve Rohingya.

Mbi 800 persona kanë vdekur për shkak të dhunës në shtetin Rakhinë, në Mianmar, gjatë javës së shkuar. Sipas zyrtarëve ushtarakë, pothuajse të gjithë ata që humbën jetën ishin kryengritës myslimanë. Anëtarët e komunitetit mysliman Rohingia, megjithatë kanë raportuar për sulme në fshatrat e tyre, që kanë lënë të vdekur dhe kanë detyruar mijëra të arratisen nga shtëpitë e tyre. Policia lokale në Bangladesh tha të premten se disa trupa u gjetën në një lumë në kufirin midis Bangladeshit dhe Mianmarit. “21 trupat që u gjetën në bregun e lumit Naf, në zonat Kharalkhali dhe Kandorpara brenda territorit të Bangladeshit. Ata janë varrosur në një varrezë lokale, sipas një urdhri të administratës”, tha Mohammed Mohiuddin Khan, oficer në detyrë në stacionin e policisë së Teknafit. Anëtarët e komunitetit pakicë të Rohingiave kanë raportuar sulme në fshatrat e tyre që kanë lënë të vdekur dhe kanë detyruar mijëra vetë të arratisen./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne