Dakordësi në samitin e Indisë, Unioni Afrikan bëhet anëtar i përhershëm i G20

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi njoftoi se vendet e G20 që përbëhen nga ekonomitë më të mëdha të botës kanë rënë dakord që Unionit Afrikan t’i jepet statusi i anëtarit të përhershëm, raporton Agjensia Anadolli.

Samiti i Liderëve të G20 i cili mbahet në Indi me temën “Një Tokë, një Familje, një të Ardhme” filloi me ceremoninë zyrtare ku Modi priti liderët. Në fjalën e hapjes së samitit në New Delhi, Modi tha: “Ftoj përfaqësuesin e Unionit Afrikan të zërë vendin si anëtar i përhershëm i G20-tës”.

Në një periudhë ku po diskutohet që emri i vendit të ndryshohet nga “India” në “Bharat” ka tërhequr vëmendje se Modi ka mbajtur fjalimin përpara një tabele ku emri i vendit të tij shkruhet në gjuhën sanskrite “Bahrat”.

Modi theksoi se vendet e G20 që përbëhen nga ekonomitë më të mëdha të botës kanë rënë dakord që Unionit Afrikan t’i jepet statusi i anëtarit të përhershëm. Pas fjalimit, Modi shtrëngoi duart me kreun që ka presidencën e radhës së Unionit Afrikan, Azali Assoumani.

Çështja që Unioni Afrikan të bëhej blloku i dytë rajonal i përhershëm në G20 pas Bashkimit Evropian, kishte mbështetje të gjerë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne