Basha shpërblen besnikët, Zbardhet lista me 30 kandidatë për Kryesinë e re të PD! Kush janë pretendentët për kupolën e re

Këshilli Kombëtar i PD prite të zgjedhë sot Kryesinë e re të Partisë Demokratike, ku në garë janë 30 kandidatët që pritet t’i nënshtrohen votimit.

Në total do të zgjidhen 15 emra nga lista e propozuar për votim në Këshillin Kombëtar të PD, për Kryesinë e re, ndërkohë që do të ruhet dhe raporti gjinor.

Kryesia e re do të përbehet nga 10 meshkuj dhe 5 femra.

Në listë nuk mungon emri i Agron Kapllanajt, ish kandidati për Bashkinë e Mallakastrës, deputet Andia Ulliri, Eralda Tase, Merita Bakiu, Seladin Jakupllari.

Po ashtu në listën e kryesisë së Bashës është futur dhe deputetja Ori Nebija  e cila dha dorëheqjen nga Kryesia, por u rishfaq në Kuvendin Kombëtar të PD. Ne liste bie ne sy emri i Azgan Haklajt, Fitim Zekthin, Gazment Koduzit, Pellumb Seferit dhe Mateo Spahos.

Emrat për Kryesinë e re

1 Agron Kapllanaj

2 Alfred Ahmetcenaj

3 Andia Ulliri

4 Anton Koka

5 Ardit Gjinali

6 Armend Gjana

7 Aurora Domni

8 Azgan Haklaj

9 Dario Sejdini

10 Dritan Neli

11 Enriketa Papa

12 Eralda Tase

13 Fitim Zekthi

14 Gazmend Koduzi

15 Grejsa Driza

16 Harris Murana

17 Irsida Shehu

18 Lorina Halilaj

19 Marinela Ziu

20 Mateo Spaho

21 Merita Bakiu

22 Myzafer Elezi

23 Oriela Nebiaj

24 Ortensio Bala

25 Pëllumb Seferi

26 Roland Kërçuku

27 Romeo Hanxhari

28 Selaudin Jakupllari

29 Steisi Çokaj

30 Stiliano Rushaj

Kryetari i PD Lulzim Basha duket se ka “shpërblyer” Gjergji Hanin, i cili garoi kundër tij në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, duke i dhënë postin e sekretarit në PD.

Kreu i demokrateve ka propozuar ish-rivalin e tij, si kandidat i vetem për postin Sekretar për të Përndjekurit Politikë. Gjergj Hani ishte i vetmi qe u regjistrua ne garen e brendshme ne PD, duke konkurruar per postin e kryetarit me Lulzim Bashen, i cili mori 16 mije vota, kurse Hani vetem 1600.

Ndërkohë që Lulzim Basha ka rikthyer në Partinë Demokratike nje nga zërat kritik ndaj Sali Berishës, siEdvin Kullurin , te cilit duket se do i besoje postin e Sekretarit per marredheniet me publikun.

Sekretariati per Programin i eshte besuar Arbi Agalliut, Xhemal Gjunkshi, seretar per Sigurine Kombetare dhe Blendi Sulajn, sekretar per Rininë.

Emrat e kandiduar në postin e Sekretarit:

SEKRETAR EKZEKUTIV PER ORGANIZIMIN

Taulant Zeneli

SEKRETAR EKZEKUTIV PER BURIMET NJEREZORE DHE KOORDINIMIN DIXHITAL

Endri Hasa

SEKRETAR EKZEKUTIV PER CESHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE

Indrit Sefa

SEKRETAR PER PROGRAMIN

Arbi Agalliu

SEKRETAR PER SIGURINE KOMBETARE DHE KOORDINIMIN EURO-ATLANTIK

Xhemal Gjunkshi

SEKRETAR PER TE PERNDJEKURIT POLITIKE

Gjregj Hani

SEKRETAR PER REFORMEN ZGJEDHORE

Rezart Kthupi

SEKRETARE PER GRUAN

Taulanda Jupi

SEKRETAR PER RININE

Blendi Sulaj

SEKRETAR PER MARREDHENIET ME PUBLIKUN

Edvin Kulluri

SEKRETAR PER PUSHTETIN VENDOR DHE DECENTRALIZIMIN

Alfrida Marku

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të zgjedhë ditën e sotme kryetarin e këtij forumi, i cili është propozuar të jetë ish kandidati për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.

PD do votojë Enkelejd Alibeajn në postin e Sekretarit të Përgjithshëm për të zëvëndësuar Gazment Bardhin.

Ndërkohë që PD e Bashë do të ketë 4 nënkryetar, Flutura Açkën, Kreshnik Çollakun, Orjola Pampurin dhe Roland Bejkon.

Ndërkohë që kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD do të jetë i përhershmi Jemin Gjana.

Propozimet për postet ne PD

Xhemal Bushati, kryetari i këshillit Kombëtar

Sekretar i Përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj

Nënkryetaret e PD

Flutura Açka

Kreshnik Çollaku

Orjola Pampuri

Roland Bejkon

Kryetar i Komisioni zgjedhor, Jemin Gjana 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne