Dalin 5 propozimet për emrin e Maqedonisë

Pesë emra të ndryshëm, me kushtëzimin e fjalës “Maqedoni” ka propozuar përfaqësuesi Special i OKB-së Metju Nimic për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas mediave maqedonese, këto propozime u janë bërë të ditur negociatorëve Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski.

Sipas website-it maqedonas www.MKD.mk, propozimet janë:

Republika Nova Makedonija (Republika e Re e Maqedonisë)
Republika Severna Makedonija (Republika Veriore e Maqedonisë)
Republika Gorna Makedonija (Republika e Maqedonisë së Epërme)
Republika Vardarska Makedonija (Republika e Vardarit të Maqedonisë) dhe
Republika Makedonija (Skopje) [Republika e Maqedonisë së Shkupit)
Sipas të njëjtit burim, përshkrimi i shkurtër i emrave të propozuar janë përkatësisht Nova Makedonija, Severna Makedonija, Gorna Makedonija, Vardarska Makedonija dhe Makedonija (Shkup).

Nga ana tjetër Sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Shkup të enjten përjashtoi edhe një herë mundësinë e hyrjes së Maqedonisë në NATO, nëse nuk zgjidhet çështja e emrit.
I pyetur nga një gazetar nëse Maqedonia mund të anëtarësohet në NATO me një emër të përkohshëm, Stoltenberg tha se “nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të hyrë në NATO përveçse për të zgjidhur konfliktin me Greqinë”.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, Stoltenberg, përgëzoi Maqedoninë për reformat dhe progresin e bërë kohët e fundit, por e bëri të qartë se hyrja në NATO është i lidhur mgushtësisht me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne