Dalin pamjet e arrestimit të dy shkodranëve të konsideruar me rrezikshmëri të lartë

Dy persona të shpallur në kërkim dhe të konsideruar si me rrezikshmëri të lartë u arrestuan sot te Komuna e Parisit, gjatë një aksioni të ndërmarrë në bashkëpunim nga FNSH-ja, RENEA, Policia e Tiranës dhe ajo e Shkodrës.

Ndërkohë është publikuar edhe momenti i arrestimit të tyre.

Nga ky operacion u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim, Barush Bregu, 33 vjeç, lindur në Shkodër. Bëhet me dije se i shumëkërkuari ishte fshehur në një pallat te Komuna e Parisit, të cilin e kishte marrë me qira.

Siç njofton policia, ky shtetas rezulton i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje.

Ai gjithashtu dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal në Shkodër, ndërsa ka dyshime të forta se ai ka gisht edhe në disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqendrën e veriut. Së bashku me 33-vjeçarin, efektivët arritën të prangosnin në flagrancë edhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne