Bota

Erdoğan dënoi sulmin e Izraelit ndaj zyrës së Anadolu Agency në Gaza

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dënoi fuqimisht sulmin e kryer nga ushtria izraelite ndaj ndërtesës ku gjendet edhe zyra e Anadolu Agency (AA) në Rripin e Gazës.

Erdoğan, nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij në rrjetin social Twitter në turqisht, anglisht dhe arabisht reagoi ndaj sulmit të kryer nga ushtria izraelite ndaj ndërtesës ku gjendet edhe zyra e AA-së në Rripin e Gazës që është nën bllokadën izraelite.

“Dënojmë fuqimisht sulmin e Izraelit ndaj zyrës së Anadolu Agency në Gaza. Turqia dhe Anadolu Agency, pavarësisht të gjitha këtyre sulmeve do të vazhdojë të ngris zërin para botës për terrorin dhe tiraninë izraelite në Gaza dhe rajonet tjera të Palestinës”, shkroi presidenti turk./ AA