Damasku: Ne duam që Irani të qëndrojë në Siri

Ministri i Jashtëm sirian Walid al Muallem ka thënë se ata dëshirojnë që Irani të vazhdojë të qëndrojë në Siri deri në fitoren përfundimtare në luftën kundër terrorizmit.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Ministri i Jashtëm sirian Walid al-Muallem ka thënë në një takim të zhvilluar me zëvendëspresidentin e Iranit Ishak Jihangirin se ata duan që Irani të marrë pjesë në ristrukturimin e Sirisë ashtu siç ka qenë në luftën kundër terrorizmit.

Ministri i Jashtëm sirian Walid Moallem u shpreh se: “Siria dhe Irani janë në të njëjtin hendek në luftën kundër terrorizmit dhe kundër imperializmit ndërkombëtar, veçanërisht SHBA-së dhe regjimit sionist.”

Duke iu referuar fjalëve të zëvendëspresidentit të Iranit, Ishak Jihangiri, i cili kishte thënë se: “Grupet të cilat nuk dinë gjë tjetër pos dhunës, masakrës dhe plaçkitjes, janë mposhtur nga bashkëpunimi dhe solidariteti me popullin sirian si dhe falë bashkëpunimit të vendeve fqinje. Kjo situatë është e mbushur me mësim”, Walid al-Muallem u shpreh kështu: “Ne duam që Irani të të qëndrojë pranë popullit dhe shtetit sirian deri në fitoren përfundimtare kundër armiqve dhe në procesin e ristrukturimit.”

Duke deklaruar se Irani dhe Siria kanë arritur përfitime të mëdha në luftën kundër terrorizmit, Muallim u shpreh se: “Sot me bashkëpunimin ekonomik, ne do të kapërcejmë embargon dhe sanksionet e vështira në këtë proces .”

Zëvendëspresidenti i Iranit Ishak Jihangiri u shpreh se: “Fitoret e shtetit dhe kombit sirian i bëjnë të lumtur mbështetësit e Boshtit të Rzestencës në botë, ndërsa i zemëron armiqtë.”

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne