De Mistura i shqetësuar mbi procesin e bisedimeve të paqes në Siri

I dërguari për Sirinë i Kombeve të Bashkuara tha se raundi i pestë i bisedimeve të paqes ndërmjet liderëve opozitarë dhe atyre qeveritarë, ka shënuar përparim, por paralajmëroi se deri tek arritja e një marrëveshjeje për paqe, mbetet një rrugë e gjatë për t’u bërë.

Staffan de Mistura tha pas përfundimit të nëntë ditëve të bisedimeve në Gjenevë se palët dëshirojnë të mbajnë një raund të ri të bisedimeve, por për këtë, ai tha se akoma nuk është caktuar ndonjë datë. Negociatorët e opozitës dhe ata të qeverisë janë takuar ndaras me de Misturën, i cili tha se është i kënaqur që asnjëra palë nuk u largua nga bisedimet. Bisedimet e paqes, shtoi ai, janë ende në fazën përgatitore dhe njoftoi se janë të përqendruar në katër çështje: qeverisjen, hartimin e një kushtetute të re, zgjedhjet dhe luftën kundër terrorizmit. “Në secilat bisedime, janë disa çështje të caktuara që duhet të përgatiten… përpara se bisedimet e vërteta të fillojnë. Dhe, është e qartë se ne ende nuk kemi arritur aty”, tha ai. I dërguar i OKB-së për Sirinë, shprehu shqetësimin për statutin e marrëveshjes së armëpushimit të arritur nga Rusia, Irani dhe Turqia. Ai iu bëri thirrje këtyre shteteve, të cilat po sponsorizojnë biedimet në Astana të Kazakistanit, që të “ringjallin armëpushimin”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress