Nga Adriatik Doçi
Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë ndër të parët, të cilët janë financuar nga Fondacioni Soros përmes shoqatës Perla. Lulzim Basha dhe Aurela Basha, ndonëse tashmë janë shpallur kulakë, kanë marrë bursa nga Fondacioni Soros për të studiuar në Holandë. Enkelejd Alibeaj, Eduard Selami, Fatbardh Kadilli, të deklasuar gjithashtu, kanë përfituar.
Gaz Bardhi, Ivi Kaso, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Genc Ruli, Sherefedi Shehu, Majlinda Bregu, Lela, Belo etj., gati gjysma e Kryesisë së PD dhe 70 % e kupolës së TV Zenit, kanë bashkëpunuar dhe përfituar nga Fondacioni Soros. Vetë Sali Berisha, në 25 janar të 2008, e shpallte George Soros mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Madje pas këtij takimi Berisha prezantoi një projektligj që lejonte martesat brenda të njëjtës gjini.
Shoqata e Lirisë, përpos financimit nga mbi 90 biznesmenë, ka përfituar nga Fondacioni Soros. Analistët më pro tij dhe anti-SSPAK kanë qenë anëtarë të bordit të Fondacionit Soros. Shumë nisma ligjore të PD, kur ishte në pushtet dhe në opozitë, kanë dalë nga Fondacioni Soros.
Kjo e vërtetë konfirmon se Soros është thjeshtë një armik i sajuar për hallet e tij dhe të familjes. Të dashur demokratë; Mos hani më bar. 34 vite janë shumë.
Vëreni edhe një fakt tjetër; Shumica prej jush, edhe pse keni punuar 34 vite, keni një banesë modeste. Familja Berisha ka deklaruar 60 pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 20 milionë euro. Ka vila dhe apartamente në çdo kryeqytet të Evropës. Ka dyqane veshjesh të markave më të famshme në ish Bllok dhe Milano. Ka fabrikë boronicash, vila në brengdet e Rolling Hills, zyra të padeklaruara në kullat e oligarkëve, makina luksoze dhe një batalion me truproja. Ju të nderuar demokratë i keni bërë dasmat në lokalet e zakonshme si shumica e shqiptarëve. Shkëlzeni e ka bërë dasmën në kështjellën e Comos në Itali, ku të ftuarit kanë shkuar me Charter nga Rinasi.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja në furtunë;
Ku ta dija unë i ngrati
Se armiku isha unë!















